• e mërkurë, 26 qershor 2024

Sveçla: Qeveria e Serbisë e financon terrorizmin

Sveçla: Qeveria e Serbisë e financon terrorizmin

Prishtinë, 18 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla sot deklaroi se në kohën kur Qeveria serbe financon terrorizmin, është e nevojshme që të investohet në sigurinë e ardhshme të Kosovës, transmeton Beta. Sveçla në Fejsbuk publikoi se së bashku me përfaqësuesit e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe policisë së Kosovës ka vizituar panairin më të madh të industrisë së sigurisë "Eurosator" në Paris.

"Do ta vizitojmë panairin me qëllim për të përmirësuar armatën dhe policinë tonë. Në këto kohë të vështira me shumë sfida ndaj demokracisë dhe sigurisë në mbarë botën dhe me një qeveri siç është Serbia, e cila mbështet dhe financon terrorizmin, është i nevojshëm investimi për një të ardhme të sigurt", ka shkruar ai. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR