• e mërkurë, 08 janar 2025

Sulmuesi nga Las Vegas ka përdorur inteligjencë artificiale gjatë planifikimit të sulmit

Sulmuesi nga Las Vegas ka përdorur inteligjencë artificiale gjatë planifikimit të sulmit

Uashington, 8 janar 2025 (MIA) – Ushtari i dekoruar amerikan, Metju Livelsberger, i cili vdiq në një shpërthim të "Tesla sajbertrak" para hotelit të presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp në Las Vegas, ka përdorur inteligjencë artificiale gjeneruese, përfshirë edhe "ÇetXhiPiTi" (ChatGPT(, në planifikimin e sulmit, kumtoi policia në Las Vegas.

Ende janë duke u kontrolluar laptopi, celulari dhe ora e 37-të vjeçarit Livelsberger, i cili e qëlloi veten para se të shpërthente kamioni. Ai në internet kishte kërkuar informacione rreth eksplozivëve, për municione të caktuara dhe nëse fishekzjarret janë të ligjshme në Arizonë. 

Nga shpërthimi 7 persona kanë mbetur të plagosur lehtë, por hoteli “Trump International” nuk është dëmtuar.

Policia kumtoi se Liversberger ka vepruar vetëm. Në shënimet e tij, është gjetur se SHBA-ja "është e sëmurë përfundimisht dhe po lëviz drejt kolapsit". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR