• e enjte, 09 janar 2025

Blinken: Ilon Mask është qytetar i SHBA-së i cili ka të drejtë ta shprehë mendimin e vet

Blinken: Ilon Mask është qytetar i SHBA-së i cili ka të drejtë ta shprehë mendimin e vet

Paris, 8 janar 2025 (MIA) - Miliarderi amerikan, Ilon Mask e shprehë mendimin e vet si "qytetar dhe ai e ka atë të drejtë", deklaroi sot shefi i diplomacisë amerikane, Entoni Blinken në Paris.

"Privatisht, qytetarët në vendin tonë mund të thonë çfarë të duan", tha Blinken në konferencën për shtyp me kolegun e tij francez, Zhan Noel Baro.

Blinken tha se mask, si edhe secili amerikan, ka të drejtë ta shprehë mendimin e vet.

Mask me javë të tëra po i rritë provokimet në rrjetin e tij social X, duke i komentuar debatet politike në Britani të Madhe dhe Gjermani.

Disa përfaqësues të lartë evropianë i dënuan qëndrimet e tij.

Baro sot i bëri thirrje BE-së t'i mbrojë vendet-anëtare nga përzierja në debatin publik evropian.

Kryeministri britanik, Kir Starmer të hënën paralajmëroi për rrezikun nga ata të cilët "përhapin gënjeshtra dhe dezinformata", përderisa presidenti francez, Emanuel Makron shprehi keqardhje që Mask drejtpërdrejtë po përzihet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Gjermani.

Mask paraprakisht në mënyrë të hapur e mbështeti partinë ekstreme të djathtë AfD, ndërsa kryeministrin britanik e quajti "idiot". ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR