Zelenski: Nuk duhet shpejtuar me konkludime për politikën amerikane
- Duke e komentuar deklaratën e presidentit të ri të zgjedhur amerikan, Donald Tramp se anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në NATO çdoherë ka qenë shqetësim i madh i Rusisë, presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski theksoi se nuk duhet shpejtuar me konkludime për politikën amerikane.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:10, 8 janar, 2025
Kiev, 8 janar 2025 (MIA) - Duke e komentuar deklaratën e presidentit të ri të zgjedhur amerikan, Donald Tramp se anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në NATO çdoherë ka qenë shqetësim i madh i Rusisë, presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski theksoi se nuk duhet shpejtuar me konkludime për politikën amerikane.
"Ju kujtohet, Ukrainës iu tha se sistemet Patriot mund dhe ekzistojnë vetëm në vendet e NATO-s? Ose ju dhe unë jemi gjatë kohë në NATO ose nuk duhet të shpejtojmë me konkludime. Atë e patëm edhe me Patriotët dhe me sistemet raketore, dhe me armë të tjera të NATO-s. Është e dpomsdoshme të punohet dhe të bëhet gjithçka që Ukraina të marrë garanca të mira të sigurisë, dinjitoze për popullin tonë, që mund ta ndalin Putinin. Do të punojmë për këtë", tha Zelenski në takim me ministren e jashtme finlandeze, Elina Valtonen.
Sipas toj, një prej shkaqeve për luftën është ajo që Ukraina nuk është anëtare e NATOs- dhe nuk ka garanca konkrete të sigurisë. ab/
Fotо: Zelenski në Х