• e enjte, 09 janar 2025

Mask iu përgjigj Trudos me fjalën "vajzë"

Mask iu përgjigj Trudos me fjalën

Uashington, 8 janar 2025 (MIA) - Miliarderi amerikan Ilon Mask iu përgjigj kryeministrit kanadez Xhastin Trudo, i cili në X paraprakisht shkroi se "nuk ka as mundësi teorike" që Kanadaja të bëhet pjesë e SHBA-së.

"Vajzë, ti tashmë nuk je guvernator i Kanadasë, kështu që nuk është me rëndësi se çka flet", iu përgjigj Mask.

Kryeministri kanadez në largim e hodhi poshtë deklaratën e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp se mund të përdorë "forcë ekonomike" për ta bërë Kanadanë shtetin e 51-të amerikan.

"Nuk ka mundësi teorike që Kanadaja të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Punëtorët dhe bashkësitë në dy vendet tona kanë dobi nga ajo që mes veti janë partnerët më të mëdhenj tregtarë dhe të sigurisë", shkroi Trudo në X.

Trudo paraprakisht këtë javë paralajmëroi se do të japë dorëheqje nga funksioni i kryeminsitrit. Ai sqaroi se do të jetë kryeministër derisa nuk zgjedhet lideri i ri i Partisë liberale, datë që fillimisht duhet ta caktojë partia. Ai kërkoi që puna e parlamentit të shtyhet deri më 24 mars në mënyrë që t'i jepet kohë partisë të gjejë lider të ri. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR