• e shtunë, 31 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Studentët të cilët e bllokuan RTV-në u shpërndanë, para RTS në Beograd ende protestohet

Studentët të cilët e bllokuan RTV-në u shpërndanë, para RTS në Beograd ende protestohet

Beograd, 15 prill 2025 (MIA) – Studentët të cilët i bllokuan hyrjet në ndërtesën e Radio – Televizionit të Vojvodinës (RTV) sot në mëngjes rreth orës 5:30 u shpërndanë pasi xhandarmëria vendosi kordon, me çka të punësuarve u lejohet hyrja në ndërtesë. Para ndërtesës së Radio – Televizionit të Serbisë në qendrën e Beogradit dhe në studion në Koshutnjak ende protestohet nga studentët në bllokadë dhe një pjesë e të punësuarve nuk mund të arrijnë në vendet e tyre të punës, informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. 

Policia në Novi Sad njoftoi se në bashkëpunim me prokurorinë, vijon identifikimi i të gjithë personave të cilët kanë kryer vepra penale dhe kundërvajtje, ndërsa kundër tyre do të parashtrohen kallëzime adekuate. 

Mbrëmë pas orës 22 ishin bllokuar të gjitha hyrjet e atyre mediave, ndërsa studentët në bllokadë, si arsye për veprimin – deklaruan se serviset publike, “nuk raportojnë drejtë”. 

Është bllokuar edhe hyrja e TV Nova në Koshutnjak, prandaj emisionet e mëngjesit emetohen prej para objektit. 

“Policia i shtyp njerëzit me dhunë, që të munden të punësuarit në RTS të hyjnë në ndërtesë. Mbeten jashtë, në mesin e studentëve dhe qytetarëve... Edhe krahas të gjithave, ka njerëz të ndershëm në RTS”, ishte njoftuar në Iks-in e FDU në bllokadë. 

Lajmi kryesor i portalit RTS sot në mëngjes është bllokada e servsit publik, me çka RTS thekson se “studentët në bllokadë jashtëligjshëm i bllokojnë ndërtesat e RTS-së”. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR