• e premte, 05 korrik 2024

Stoltenbergu shpreson se Ukraina mund të bashkohet në Aleancë në 10 vitet e ardhshme

Stoltenbergu shpreson se Ukraina mund të bashkohet në Aleancë në 10 vitet e ardhshme

 Bruksel, 5 korrik 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shpreson se Ukraina mund të bashkohet në Aleancë në dekadën e ardhshme. 

 "Fuqishëm shpresoj se Ukraina do të jetë aleate", tha ai në intervistën për DPA-në, duke u përgjigjur në pyetjen për mundësinë e zgjerimit të NATO-s në 10 vitet e ardhshme. 

 Sekretari i përgjithshëm në largim foli para samitit të liderëve të NATO- s në Uashington, ku aleanca feston 75 vjetorin e saj dhe duhet të shpallë mbështetje të re për Ukrainën. 

 Stoltenbergu u bëri thirrje aleatëve të NATO-s që t'i dorëzojnë Ukrainës më shumë ndihmë ushtarake për të mposhtur pushtimin rus. "Sa më e fuqishme mbështetja jonë, aq më shpejtë kjo luftë mundë të mbarojë", tha ai. 

 Komentet për zgjerimin të Stoltenbergut përpara samitit të Uashingtonit janë në përputhje me pikëpamjet e aleatëve se ata llogarisin në përparimin e shpejtë për të akomoduar Ukrainën, e cila në fakt ishte rënë dakord në parim që në vitin 2008.

 Megjithatë, kjo çështje është e diskutueshme në NATO. Nuk ka një afat kohor për lejimin e anëtarësimit të Ukrainës dhe nuk ka ftesë zyrtare.

 Aleanca po kërkon konsensus për të ftuar Ukrainën për t'u bashkuar, ndërsa Gjermania dhe SHBA-ja e kanë bërë të qartë se janë kundër saj ndërsa vendi është nën sulm nga Rusia.

 Në Deklaratën e NATO-s theksohen reformat demokratike dhe të sektorit të sigurisë të Ukrainës si shembuj të këtyre kushteve. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR