• e martë, 26 nëntor 2024

Starxhen lirohet nga paraburgimi: Është arrestuar në kuadër të hetimit për keqpërdorime financiare në SNP

Starxhen lirohet nga paraburgimi: Është arrestuar në kuadër të hetimit për keqpërdorime financiare në SNP

Edinburg, 11 qershor 2023 (MIA) - Ish ministrja e parë/kryeministrja skoceze, Nikola Starxhen sonte është liruar nga paraburgimi pa akuzë dhe pret hetim shtesë.

Ajo u tha se u arrestua sot në nën hetimin për keqpërdorime financiare nga ana e Partisë kombëtare skoceze (SNP). 

“Pesëdhjetë e dy vjeçarja e cila u arrestua sot në lidhje me hetimin për keqpërdorime financiare është liruar pa asnjë akuzë në pritje të hetimeve të mëtejshme”, theksohet në kumtesën e policisë skoceze, transmetojnë mediat britanike. 

Starxhen e cila në fillim të muajit prill dha dorëheqje si ministre e parë dhe lidere e SNP-së, është personi i tretë që arrestohet si pasojë e operacionit "Branchform", hetim nga policia e Skocisë mbi pretendimet se partia shpenzoi në mënyrë anonime më shumë se 600.000 paund (700.000 euro) nga donacionet në fushatën e pavarësisë.

Burri i saj, Peter Marel, ish shefi ekzekutiv i SNP-së u arrestua më 5 prill në shtëpinë e tyre në Adingston, në afërsi të Gllazgovit dhe u mor në pyetje për 12 orë para se të lirohej pa u ngritur akuzë, shkruan Gardian. 

Policia ka kryer kontroll në shtëpinë e tyre, ndërsa me urdhër ka kryer bastisje në selinë e SNP-së, dokumente dhe kompjuterë. 

Kolin Biti, anëtar i Parlamentit skocez dhe më pas arkëtar i partisë u arrestua dhe u mor në pyetje për të njëjtin hetim më 18 prill, ndërsa më vonë u lirua pa u ngritur akuzë. 

Foto: arkivi

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR