• e premte, 05 dhjetor 2025

Starmer dhe Makron do të diskutojnë për kalimet e emigrantëve dhe misionin e mundshëm paqeruajtës për Ukrainën

Starmer dhe Makron do të diskutojnë për kalimet e emigrantëve dhe misionin e mundshëm paqeruajtës për Ukrainën

Londër, 9 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer dhe presidenti francez Emanuel Makron do të zhvillojnë sot bisedime në Dauning strit, me ç'rast Britania e Madhe këmbëngul për bashkëpunim më të madh nga Franca për të ndaluar kalimet e migrantëve përmes La Mansh, transmeton DPA.

Makron dje mbërriti në Londër, në vizitën e parë shtetërore nga një lideri i BE-së që pas Bregzitit.

Britania e Madhe kërkon masa më të ashpra nga autoritetet franceze në plazhet përgjatë bregut të La Mash. Starmer shpreson për një marrëveshje të llojit "një hy, një del", sipas së cilës migrantët që mbërrijnë me anije të vogla do të kthehen në kontinent në këmbim të pranimit të azilkërkuesve në Evropë nga Londra që kanë lidhje me Britaninë e Madhe.

Përveç bisedimeve në Dauning strit, Starmer dhe Makron do të marrin pjesë në një pritje me bizneset britanike dhe franceze dhe në një ngjarje në muzeun britanik.

Javën e kaluar, numri i njerëzve që kaluan La mansh me varka të vogla këtë vit kaloi 20.000, duke arritur në mbi 21.000, një rekord për këtë kohë të vitit. Starmer dhe Makron do të organizojnë gjithashtu një takim të "koalicionit të të përgatiturve", misionit paqeruajtës të propozuar për Ukrainën në rast të një armëpushimi me Rusinë. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR