• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Stërvitje e përbashkët ushtarake për luftë kundër nëndetëseve e Koresë së Jugut, SHBA-së dhe Japonisë

Stërvitje e përbashkët ushtarake për luftë kundër nëndetëseve e Koresë së Jugut, SHBA-së dhe Japonisë

Seul, 3 prill 2023 (MIA) - Marina e Koresë së Jugut, SHBA-së dhe Japonisë sot filluan stërvitje ushtarake dyditore kundër nëndetëseve në ujërat ndërkombëtarë në afërsi të ishullit koreanojugor Xhexhu, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut.

Në stërvitjen, qëllimi i së cilës është përballja me e mirë me kërcënimet bërthamore dhe raketore nga Koreja e Veriut, merr pjesë edhe aeroplanmbajtësja amerikane Nimic.

Stërvitjet mbahen pasi Koreja e Veriut javën e kaluar prezantoi koka bërthamore të reja më të vogla, premtoi se do të prodhojë më shumë material për armë bërthamore që ta zgjerojë arsenalin e saj dhe u lavdërua me, siç e quajti, dronin e aftësuar për sulm bërthamor nënujor.

Tre vendet për herë të fundit mbajtën stërvitje të përbashkëta për luftë kundër nëndetëseve në shtator, të parat gjatë pesë viteve të fundit, në kushte të tensioneve për shkak të numrit të madh të testeve raketore të Koresë së Veriut. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR