Sportistët ukrainas nuk do të marrin pjesë në gara ku marrin pjesë sportistë rusë dhe bjellorusë
- Ukraina zyrtarisht ua ndaloi sportistëve të saj të marrin pjesë në gara në të cilat marrin pjesë sportistë të Rusisë dhe Bjellorusisë.
![Sportistët ukrainas nuk do të marrin pjesë në gara ku marrin pjesë sportistë rusë dhe bjellorusë](https://mia.mk/images/20230414111432_big_730x400_72.webp )
Kiev, 14 prill 2023 (MIA) – Ukraina zyrtarisht ua ndaloi sportistëve të saj të marrin pjesë në gara në të cilat marrin pjesë sportistë të Rusisë dhe Bjellorusisë.
Ministria e Sportit e Ukrainës kumtoi se ua ndalon ekipeve nacionale sportiste të marrin pjesë në ndeshje olimpike, joolimpike dhe paraolimpike, nëse në to garojnë sportistë nga Rusia dhe Bjellorusia.
Ndalesa pasoi pasi Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ua lejoi sportistëve rusë dhe bjellorusë të garojnë si neutralë edhe krahas invazionit rus mbi Ukrainën.
foto:Uikipedia