Spasovski: Zbulohen 372 vepra penale dhe denoncohen 440 kryerës të tregtisë së paligjshme me drogë
- Në gjysmën e parë të vitit 2023 janë zbuluar 372 vepra penale dhe janë denoncuar penalisht 440 kryerës në luftën kundër tregtisë së paligjshme me drogë, bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:11, 15 gusht, 2023
Shkup, 15 gusht 2023 (MIA) - Në gjysmën e parë të vitit 2023 janë zbuluar 372 vepra penale dhe janë denoncuar penalisht 440 kryerës në luftën kundër tregtisë së paligjshme me drogë, bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
Në postimin në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk, Spasovski, duke i sublimuar rezultatet për gjashtë muajt e parë, thekson se janë rritur edhe sekuestrimet e kokainës, amfetaminës dhe ekstazës edhe atë: 286 kg marihuanë, 7 kg amfetaminë, 3 kg kokainë dhe 3.532 copë ekstazë.
"Është zbuluar një laborator për prodhimin e amfetaminës, janë kapur tre transporte marihuanë, janë shkatërruar pesë grupe kriminale dhe një aksion ndërkombëtar në Greqi ku u sekuestruan 104.6 kg kokainë. Vazhdojmë në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente – MPB për qytetarët 2023", qëndron në statusin e Spasovskit në Fejsbuk.
Foto: MIA