• e premte, 22 nëntor 2024

Spasovski: Tani është kohë e zgjedhjeve dhe çdonjëri vlerëson se duhet të japë deklarata adekuate

Spasovski: Tani është kohë e zgjedhjeve dhe çdonjëri vlerëson se duhet të japë deklarata adekuate

Shkup, 17 janar 2024 (MIA) - Tani është koha e zgjedhjeve dhe çdonjëri vlerëson se duhet të japë deklarata adekuate. Unë nuk do të hyja në kurrfarë konfrontimesh. Afatet nuk përcaktohen në Qeveri, por me ligj. Vetë fakti që e tha edhe presidenti, se ka nevojë që të ndryshohet Ligji për letërnjoftime që të vazhdohet afati, absolutisht nuk është ashtu, sepse Ligji nuk ishte ndryshuar aspak që të mund të vazhdohet afati. Mendoj se nuk duhet të jemi nën valën e emocioneve në këtë moment të cilat do të kontribuojnë që të krijohet problem shtesë, tha sonte ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke e komentuar deklaratën e shefit të shtetit, Stevo Pendarovski. 

Ai personalisht, siç theksoi në një emision në TV 21, nuk ka kurrfarë problemi nëse vazhdohet afati. 

"Nëse Kuvendi vendos se kjo duhet të bëhet, duhet të bëhet, por në të njëjtën kohë duhet tu thuhet qytetarëve se obligimi është ndërmarrë nga Marrëveshja e Prespës e cila pas 12 shkurtit do të japë një dimension tjetër", theksoi Spasovski. 

Sipas tij, Ligji për letërnjoftimet nuk është ndryshuar dhe ato do të vlejnë edhe pas 12 shkurtit. 

Deri më tani, informoi, janë ndërruar rreth 1 210 000 pasaporta, më shumë se 1 100 000 letërnjoftime dhe rreth 450 mijë patentë shoferë. 

"Nuk ka kufi, lëshimi i letërnjoftimeve vazhdon edhe pas datës 12 shkurt. Të mos krijohet imazh në publik se pas datës 12 nuk do të ketë asnjë ndryshim në dokumente. Qeveria nuk ka marrë vendim sepse Ligji për letërnjoftimet nuk ka ndryshuar dhe është në fuqi dhe që nga fillimi e deri më sot ka qenë e qartë se nuk do të ketë ndryshime të dokumenteve personale. E kemi thënë disa herë që letërnjoftimet do të vlejnë edhe pas datës 12 shkurt, jo sepse janë për përdorim vendor, por për shkak të asaj që nuk e kemi ndryshuar Ligjin për letërnjoftimet, i cili lë afat për vlefshmërinë e letërnjoftimeve", tha ministri, duke shtuar se sipas vlerësimeve nuk ka numër të madh të personave që kërkojnë dokumente, ndërsa puna po bëhet me dinamikë të shtuar dhe procesi do të vazhdojë ashtu.

Ai foli edhe për listat e zeza të SHBA-së.

"Një sërë aktivitetesh dhe procedurash dhe mbështetje serioze që nga pavarësia e deri më sot është sinonimi i partneritetit tonë strategjik. Natyrisht, masat kufizuese të cilat i vendosin disa vende të caktuara, ju e dini që kemi masa kufizuese të Bashkimit Evropian, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar etj., ndërsa ato i referohen parimeve që janë më të rëndësishme - krimi, korrupsioni, si një nga prioritetet strategjike të shoqërisë ë Maqedoninë e Veriut për çka duhet të punohet edhe më tej. Dje sollëm propozim që do të jetë funksionalizim  përmes rregulloreve ligjore pozitive në lidhje me personat apo subjektet juridikë që janë në listën e zezë qoftë tëSHBA-së apo të Mbretërisë së Bashkuar për të hapur hapësirë ​​përmes organeve të sistemit, organeve gjyqësore, të përfundojnë disa procedura që para se gjithash janë në funksion të forcimit të luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe kjo është baza e vendimeve", sqaroi Spasovski.

Për vizitën në Uashington, informoi se janë mbajtur takime të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit dhe të ardhmes së shtetit tonë. Në takim me ndihmës sekretarin shtetëror për çështje evropiane dhe euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Xhejms O-Brajan, siç theksoi Spasovski, ishte konstatuar bashkërisht se rruga evropiane nuk ka alternativë.

"Konstatuam se vetëm rruga evropiane është udhë nëpër të cilën duhet të lëvizë Maqedonia e Veriut dhe rajoni. Biseduam se institucionet duhet të jenë të përforcuara, të zhvillohet luftë serioze, transparente dhe joselektive kundër krimit dhe korrupsionit", potencoi Spasovski. 

Në lidhje me zbulimin e veprave penale në lidhje me korrupsionin, theksoi se ka rritje të dyfishtë, ndërsa rreth gjashtë milionë euro është dëmi i përgjithshëm në vitin 2023. fc/

Fotografia: Printskrin

 

  

QËNDRONI TË LIDHUR