• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Spasovski: Po punohet intensivisht në ndriçimin e rastit me vajzën e zhdukur

Spasovski: Po punohet intensivisht në ndriçimin e rastit me vajzën e zhdukur

Shkup, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski theksoi se po punohet intensivisht në ndriçimin e rastit të vajzës së zhdukur 14-vjeçare V.GJ. nga Shkupi.

Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes Bllagica Llasovska nga VMRO-DPMNE, Spasovski në Kuvend informoi se më 27 nëntor 2023 në orën 11:00 në SP për kompetenca të përgjithshme Qendër nga ana e babait është paraqitur se më 27.22.2023 rreth orës 7:27 vajza e tij e mitur tashmë kishte dalurt nga banesa e cila është në rr. "Naum Naumovski - Borçe" dhe ishte nisur drejt SHF "Johan Hajnrih Pestaloci".

Ministri i Punëve të Brendshme sqaroi se fillimisht është formuar një shtab i cili punon kryesisht me këtë problematikë në SPB Shkup, përkatësisht në SP Qendër.

"Drejtpërdrejtë udhëhqein edhe shefi i sektorit dhe ndihmësi i shefit dhe këtu tashmë fillon i tërë ai proces në të cilin po kontrollohen edhe objektet gastronomike, hapësirat e bodrumeve, kamerat, janë marrë procesverbale nga mbi 50 kamera, të gjitha pajisjet elektronike të cilat i ka përdorur personi dhe kanë qenë në shtëpi, janë dërguar për ekspertizë një pjesë e madhe e materialeve të cilat janë brenda", arsyetoi Spasovski.

Absolutisht nuk ka kurfarë vërtetimi, siç tha, se kjo ka ndodhur para "Silbo"-s ose para "Broz"-it.

Spasovksi informoi se para fillimit të mbledhjes ka pasur takim pune në SPB Shkup lidhur me atë nëse janë shikuar të gjitha kamerat dhe nëse funksionon sitemi "Safe city".

"Patëm konferencë për shtpy dhe në orën 10:40 e informova opinionin mu për këtë çështje në pjesën e 'Safe city'. Do të thotë sitemi punon në tërësi dhe të gjitha të dhënat e sistemit janë nxjerrë dhe janë të kapshme lidhur me këtë rast siç i punuam edhe për rastet e tjera të cilat e tangojnë sigurinë publike", potencoi Spasovski.

Ai informoi se prej vitit 2020 deri më sot po punohet në një aksion operacion operativ i cili ka të bëjë kryeisht me sigurinë e nxënësve. ab/

Foto: МIА arkivi           

QËNDRONI TË LIDHUR