Spasovski për gazetën "Politika": Proceset retrograde nuk do të sjellin asgjë të mirë
- Proceset retrograde nuk do të sjellin asgjë të mirë. Duhet të ndërtojmë marrëdhënie të mira të nddërsjellta, sepse nuk mund të jetojmë në histori. Tani për tani porosia zyrtare e Bulgarisë është se e mbështetë shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe popullin e saj, siç ne i mbështesim marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe përforcimin e bashkëpunimit, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:44, 3 qershor, 2023
Beograd, 3 qershor 2023 (MIA) - Proceset retrograde nuk do të sjellin asgjë të mirë. Duhet të ndërtojmë marrëdhënie të mira të nddërsjellta, sepse nuk mund të jetojmë në histori. Tani për tani porosia zyrtare e Bulgarisë është se e mbështetë shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe popullin e saj, siç ne i mbështesim marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe përforcimin e bashkëpunimit, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Hapja e klubeve bullgare me emra të nacistëve i ofendon ndjenjat nacionale të pp]opullit maqedoas dhe ky problem nuk duhet të relativizohet. Prandaj Qeveria krijoi trup i cili i shqyrton të gjitha nismat me qëllim të krijimit të mkanizmave për mbrojtje juridike nga çfarëdo lloj provokimesh. Në mënyrë që të shkojmë përpara, duhet ta respektojmë të kaluarën. Askush nuk mund ta kontestojë faktin se RMV lindi nga kontributi i LNÇ-së dhe lëvizjes antifashiste. Bullgaria ishte pjesë e boshtit fashist - ky është fakt historik, ndërsa tani kërkojnë të mos quhen fashistë. Megjithatë, duhet të kemi vizion për të ardhmen e shtetit, të qytetarëve dhe të lëvizim drejt saj", theksoi Spasovski në intervistën e sotme për gazetën beogradase "Politika".
Thekson se me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe partneritetin strategjik me SHBA-në është mbrojtur identiteti nacional. Jam i bindur se do të garantojmë siguri dhe stabilitet të integritetit territorial të shtetit edhe në nivel rajonal, vetlm me rrumbullakësim të integrimeve euroatlantike të rajonit.
Për nismën "Ballkani i Hapur", përkatësisht se sa është lehtësuar kalimi i mallrave dhe kur mund të pritet qarkullim i njerëzve pa u ndalur në vendkalimet kufitare, Spasovski thotë se po përgatiten edhe zgjidhje softuerike për kontroll elektronik të udhëtarëve.
Bashkëpunimin me Serbinë e vlerësoi si të shkëlqyeshëm, pa çështje të hapura.
I pyetur për ndikimin e marrëveshjes në Ohër për jormalizim të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, Spasovski me qëndrim me është koha e fundit të bëhemi shembull për rajon të sigurt, pa çështje të hapura dhe me marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim më të fuqishëm rajonal.
Në intervistë, Spasovski flet edhe për temën e ndryshimeve kushtetuese, me vlerësim se "është dyftyrësi vetë deklarativisht të thuhet se dëshirojmë hyrje në BE, pa bartur përgjegjësi politike". ab/
Foto: Ministria e Punëve të Brendshme