• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spaleti: Pjesëmarrja në KE 2024 si kampion aktual është avantazh

Spaleti: Pjesëmarrja në KE 2024 si kampion aktual është avantazh

Berlin, 10 qershor 2024 (MIA) - Trajneri i reprezentacionit të Italisë, Luçiano Spaleti u është përgjigjur pyetjeve se çfarë paraqitje dëshiron të shohë nga përzgjedhja e tij në Kampionatin evropian në Gjermani që fillon më 14 qershor.

"Sipas meje, pjesëmarrja në turne si fitues i trofeut është një avantazh. Por që në fillim duhet të kuptojmë se duhet të sillemi si kampionë aktualë. Shpesh thonë për ne se jemi të mirë në mbrojtje dhe hapemi për kundërsulme. Por në Itali qasja po ndryshon - duam që lojtarët të shkojnë përpara, jo të presin. Duam të bëjmë presion dhe të mbrohemi si ekip", deklaroi Spaleti, cituar nga Pres shërbimi i UEFA-s.

Italia në fazën e grupeve të KE 2024 do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Shqipërinë.

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR