• e shtunë, 17 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

SKV u zbulua tek 28.5 për qind nga 1031 të anketuar në vend

SKV u zbulua tek 28.5 për qind nga 1031 të anketuar në vend

Shkup, 15 2025 (MIA) - Në nivel shtetëror nga 1.031 të anketuar nga Shkupi dhe rajoni juglindor 28,5 për qind janë zbuluar me sëmundje kronike të veshkave (SKV). Lajmin sot e ka ndarë Nadica Misovska, drejtoreshë mjekësore e “Diaverum”, specialiste interniste, nefrologe subspecialiste, gjatë Akademisë së dytë të ekspertëve renal (veshkave) që mbahet në Shkup.

"Nga skriningu i vitit të kaluar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Agjencinë për Shëndetësi Elektronike – “Termini im”, “Diaverum” është kryer ekzaminim te 1.031 qytetarë nga Shkupi dhe rajoni juglindor. Pacientët që u ftuan për ekzaminim ishin në rrezik të sëmundjes së veshkave. Njëzet e dy për qind është prevalenca e SKV-së tek personat me faktorë rreziku nga Shkupi, ndërsa 33 për qind te njerëzit nga vendet brenda", njofton Misovska. 

Në brendi, prevalenca më e lartë e SKV-së të zbuluar ishte në Strumicë, gjegjësisht 45 për qind.

"Kjo definitivisht konfirmon rëndësinë e parandalimit, qasjes në nefrologji, një hap më pranë qytetarëve dhe nevojën për rritjen e ndërgjegjësimit për shëndetin e veshkave tek bashkëqytetarët tanë", nënvizon Misovska. 

Akademia e dytë e ekspertëve renal realizohet sot në Shkup, ndërsa organizohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ambasada e Suedisë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR