• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Skautë të rinj energjetik edhe në kompanitë e vendit

Skautë të rinj energjetik edhe në kompanitë e vendit

Shkup, 19 shtator 2024 (MIA) - Të rinjtë në vend do të kenë mundësi të bëhen skautë energjetik për kursim të energjisë në ndërmarrje në të cilat janë punësuar përmes projektit Young Energy Europe që do t'i prezantojë sot Delegacioni i ekonomisë gjermane në Maqedoni AHK Maqedoni e Veriut. Do të kalojnë trajnime si ta rrisin efikasitetin energjetik në kompanitë amë, pas çka do të dizajnojnë dhe zbatojnë projekt të vetin, i cili duhet ta kalojnë, ndërsa do të prezantohet para komisionit në Gjermani.

Hana Lohte, përgjegjëse për projektin në nivel global nga Oda gjermane për industri dhe tregti në Berlin, në prezantimin e projektit në Shtëpinë evropiane në Shkup theksoi se profesionistët e rinj bëhen skautë energjetik me pjesëmarrje në kurs të shpejtë me trajnim në vendin e punës për temë tipike lidhur me efikasitetin energjetik dhe efikasitetin e resurseve.

Përparësia e madhe është që nuk ju duhet dituri e posaçme për të marrë pjesë në këto trajnime. Trajnimi mbulon tema tipike për potenciale për kursime në ndërmarrje. Pjesëmarrësit mësojnë të përdorin instrumente matëse, që është shumë me rëndësi sepse pas trajnimit këta profesionsitë të rinj në ndërmarrjet e veta do të jenë një lloj vëzhguesi për potencialet për kursime për të cilat do të zhvillojnë projekte konkrete praktike në pajtim me nevojat në ndërmarrjet e tyre. Do të kenë dy muaj për ta zhvilluar projektin, të kthehen në grupin e vet dhe të garojnë në vendin e vet, por edhe më gjerë. Projektet më të mira do të shpërblehen, të gjithë që janë përfshirë në këtë do të kenë përfitim", tha Lohte.

Projekti deri më tani është implementuar në Estoni, Letoni, Lituani, Poloni, Sllovaki, Kroaci, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi.

Projekti financiarisht është i mbështetur nga Ministria gjermane për ekonomi dhe aktivitete klimatike, përmes Nismës klimatike evropiane. Qëllimi është të rritet vetëdija e kompanive për kursim të energjisë por edhe për arsimim të profesionsitëve të rinj të cilët do të jenë fuqi lëvizëse drejt kompanive efikase dhe të qëndrueshme.

Drejtoresha e AHK Maqedoni e Veriut, Antje Vandelt, porositi se të punësuarve të rinj u jepet mundësia të kontribuojnë në qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve të veta.

Zëvendës ambasadori, Jan Fos tregoi për shpenzimet e rritura energjetike pas invazionit rus të Ukrainës të cilat, siç theksoi, i ndjejnë edhe ndërmarjet në shtet dhe nevojën për kursim. Në Maqedoni ka potencial akoma më të madh që të kursehet energjia. Ministria gjermane për çështje ekonomike dhe kursim klimatik shpenzon para në obliguesit tatimorë në vende të tjera që ta reklamojë këtë ide për kursim të energjisë elektrike dhe kjo është pjesë shumë e vogël nga ky aksion i madh, tha Fos.

Porositi se suksesi varet nga ndërmarrjet që do të kyçen në projekt dhe se përpjekjet për kursim energjetik do t'u ndihmojnë të jenë më konkurrues në treg.

Fotо: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR