• e premte, 27 dhjetor 2024

Skaj njuz: Putin ka zgjedhur vendin për bisedimet paqësore - nëse ka

Skaj njuz: Putin ka zgjedhur vendin për bisedimet paqësore - nëse ka

Londër, 27 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se është i hapur për bisedime paqësore me Ukrainën në Sllovaki, “nëse vjen deri te ato”, transmeton Saj njuz britanik.

Putin tha se kryeministri sllovak Robert Fico, i cili vizitoi Kremlinin këtë javë, e kishte ofruar Sllovakinë si një vend për negociata ndërsa lufta në Ukrainë po i afrohet vitit të tretë.

"Nuk kemi asgjë kundër, nëse ndodh. Pse jo? Sllovakia po mban një pozicion neutral", deklaroi Putin, duke shtuar se është i vendosur për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, i cili filloi me një pushtim tokësor, ajror dhe detar në shkurt 2022.

Ukraina nuk ka reaguar ende ndaj ofertës së Sllovakisë, por presidenti Volodimir Zelenski e ka kritikuar vazhdimisht këtë vend për shkak të qëndrimit miqësor të kryeministrit Fico ndaj Rusisë.

Megjithëse Kievi dhe Perëndimi kanë hedhur poshtë kërkesat ruse që Ukraina të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO dhe të njohë përfitimet territoriale të Rusisë, Zelenski njofton një ndryshim në qëndrimin për negociata.

Në një intervistë për Skaj Njuz, Zelenski deklaroi se është e mundur të arrihet një marrëveshje armëpushimi nëse territoret nën kontrollin e Ukrainës vendosen "nën ombrellën e NATO-s", gjë që do të ofronte një mundësi diplomatike për kthimin e pjesës tjetër të territoreve.

Presidenti ukrainas pranoi se forcat ukrainase nuk do të jenë në gjendje të rimarrin të gjitha territoret që Rusia ka pushtuar, por shtoi se diplomacia është e vetmja mundësi për të detyruar Putinin të tërhiqet.

Megjithatë, lufta la pasoja shkatërruese edhe për Rusinë. Sipas analizave të qeverisë dhe ushtrisë britanike, Rusia humbi rreth gjysmë milioni ushtarë, të vrarë ose të plagosur në konflikt.

Shtesë, Kremlini kërkoi mbështetje nga Koreja e Veriut, e cila dërgoi 10.000–12.000 ushtar për të luftuar në Ukrainë, por për shkak të përvojës së tyre të kufizuar, u regjistruan humbje të konsiderueshme. ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR