• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Gutereshi dënoi përshkallëzimin e konfliktit në Jemen, u bëri thirrje të gjitha palëve të ndalojnë me veprimet ushtarake

Gutereshi dënoi përshkallëzimin e konfliktit në Jemen, u bëri thirrje të gjitha palëve të ndalojnë me veprimet ushtarake

Nju-Jork, 27 dhjetor 2024 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh e dënoi përshkallëzimin e konfliktit në Jemen dhe iu bëri thirrje të gjitha palëve të ndalojnë  me veprimet ushtarake dhe për të tregojnë përmbajtje, deklaroi zëdhënësja e KB-së, Stefani Trembli.

Sipas saj, Guteresh shprehu shqetësim të thellë për përshkallëzimin e konfliktit midis Izraelit dhe rebelëve jemenas Huthët.

Guteresh, gjithashtu, paralajmëroi se sulmet ajrore izraelite në portet e Detit të Kuq dhe aeroportin e Sanas përbëjnë rrezik serioz për operacionet humanitare në një kohë kur miliona njerëz kanë nevojë urgjente për ndihmë, tha Trembli. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR