• e premte, 27 dhjetor 2024

KQZ: Mbi 90.000 votues të regjistruar nga diaspora për zgjedhjet në Kosovë

KQZ: Mbi 90.000 votues të regjistruar nga diaspora për zgjedhjet në Kosovë

Prishtinë, 27 dhjetor 2024 (MIA) - Periudha për paraqitje dhe regjistrim të votuesve nga diaspora e Kosovës e cila filloi më 29 gusht ka përfunduar më 26 dhjetor 2024.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi deklaroi për RTKlive se afati prej 120 ditësh për regjistrim ka përfunduar me sukses.

Sipas të dhënave paraprake, numri i qytetarëve të Kosovës që janë regjistruar si votues nga jashtë në periudhën prej 29 gusht deri më 26 dhjetor 2024 deri në orën 23:59 arrin 90.860. Për momentin në shqyrtim janë 18.244 aplikime, deklaroi Elezi.

Ai shtoi se shqyrtimi i aplikacioneve të arritura do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.

"Angazhohemi që në një kohë sa më të shkurtër të përgatisim raportin përfundimtar për numrin e përgjithshëm të votuesve të regjistruar nga diaspora, me të dhëna sipas mënyrës së votimit dhe sipas shteteve", ka thënë Elezi.

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR