Presidenti gjerman e shpërndau Bundestagun dhe caktoi zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt
- – Presidenti i Gjermanisë, Frank Valter Shtajmajer sot e shpërndau Bundestagun – Dhomën e Poshtme të Parlamentit gjerman, informon DPA.
- Post By Fitore Curri
- 12:31, 27 dhjetor, 2024
Berlin, 27 dhjetor 2024 (MIA) – Presidenti i Gjermanisë, Frank Valter Shtajmajer sot e shpërndau Bundestagun – Dhomën e Poshtme të Parlamentit gjerman, informon DPA.
Shefi i shtetit gjerman caktoi zgjedhje të parakohshme parlamentare më 23 shkurt, pasi koalicioni i tri partive në pushtet i kryesuar nga kancelari Olaf Sholc u shpërnda.
Shollci e humbi votëbesimin në parlament më parë këtë muaj, pas tërheqjes së Partisë së Lirë Demokratike (FDP), lideri i së cilës është ministri i Financave, Kristian Lindner. Me këtë, qeveria mbeti pa mbështetje të shumicës parlamentare.
Humbja e besimit e shënoi fillimin faktik të garës zgjedhore për kancelar të ri të Gjermanisë. Sipas anketave të deritanishme, favorit për trashëgimtar të Sholcit është lideri i koalicionit konservator Unioni Kristian Demokrat/Kristian Social (CDU/CSU), Fridrih Merc.
Ai e akuzoi qeverinë për rregullime shumë të mëdha të cilat e mbytën rritjen ekonomike. Partia socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) e Shollcit në shumicën e anketave qëndron pas CDU/CSU për më shumë se 10 pikë përqindjeje.
Partia e ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë” gjithashtu e tejkalon SPD në anketa, edhe pse me përparësi të vogël. Në vendin e katërt për momentin gjenden “Të gjelbrit”. fc/
Fotografia: EPA