• e hënë, 23 dhjetor 2024

SIPRI: Shpenzimet ushtarake në botë arritën nivel të ri rekord

SIPRI: Shpenzimet ushtarake në botë arritën nivel të ri rekord

Stokholm, 24 prill 2023 (MIA) - Shpenzimet globale ushtarake arritën kulmin e ri në vitin 2022, kumtoi Instituti ndërkombëtar i Stokholmit për hulumtime paqësore (SIPRI), duke cekur se bëhet fjalë për rritje të shpenzimeve të adaptuara sipas inflacionit prej 3,7 për qind, përkatësisht për këto qëllime janë shpenzuar 2,24 trilionë dollarë.

Në vitin 2022, vendet evropiane shënuan rritje më të madhe të konsumit në 30 vitet e fundit për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës.

"Shpenzimet ushtarake në vendet e Evropës Qendrore dhe Perëndimore janë 345 miliardë dollarë. Në vlerë reale, konsumi i këtyre vendeve për herë të parë e tejkalon konsumin prej vitit 1989, në fund të Luftës së Ftohtë dhe është për 30 për qind më i madh mga ai në vitin 2013", ceket në raportin e SIPRI-t, të publikuar në ueb-faqen zyrtare.

Në nivel global, tashmë për të tetin vit me radhë vendet në botë vazhdojnë të ndajnë më shumë para për luftë nga viti9 paraaprak. Instituti SIPRI pret se ky trend do të vazhdojë edhe në vitet në vijim, duke pasur parasysh gjendjen momentale të sigurisë.

Lidere bindëse në shpenzim edhe më tej është SHBA-ja, ndërsa më pas vijnë Kina dhe Rusia, të cilat për shkak të luftës kërcyen nga vendi i pestë në të tretin në listën e vendeve me shpenzime më të mëdha ushtarake.

Ukraina shënon rritje prej 640 për qind dhe tani është ranguar në vendin e 11-të, pasi që ishte ranguar në vendin e 36-të vitin e kaluar. Gjermania mbetet e shtata me rritje prej 2,3 për qind. ab/

foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR