• e hënë, 08 korrik 2024

Sipërmarrësit e rinj kërkojnë vizion se në ç'drejtim do të ecë vendi, propozojnë nëntë kahe për përmirësimin e situatës

Sipërmarrësit e rinj kërkojnë vizion se në ç'drejtim do të ecë vendi, propozojnë nëntë kahe për përmirësimin e situatës

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Asociacioni i sipërmarrësve të rinj - TIM pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut kërkon nga politikanët koncept dhe vizion se në cilin drejtim do të ecë vendi në 10 vitet e ardhshme.

"Biznesmenët e rinj kanë njohuri dhe kanë krijuar kapital që mund ta zhvendosin nga vendi nëse zhgënjehen, para së gjithash në sferën politike. Dëshirojmë të shohim koncept për gjërat themelore, koncept për të ardhmen në aspektin e shëndetësisë, arsimit, infrastrukturës, ku do të jetë Maqedonia në 10 vitet e ardhshme dhe se si liderët politikë planifikojnë ta arrijnë atë", tha sot në konferencën për shtyp, kryetari i TIM 40 Zharko Dimitrioski. 

Sipërmarrësit e rinj propozojnë nëntë kahe për të përmirësuar gjërat disa prej të cilave, siç tha Dimitrioski, janë menjëherë të zbatueshme.

Ata kërkojnë listën e bardhë të tatimpaguesve, mundësinë e pagesës së pagës së 14-të pa tatim dhe për çdo punonjës të ri që qëndron në punë për të paktën një vit, punëdhënësi lirohet nga pagesa e kontributeve edhe për tre muaj të tjerë.

Sipërmarrësit e rinj kërkojnë zgjidhje edhe për problemin që kanë me reklamimin në Gugëll i cili nuk e njeh gjuhën maqedonase dhe për këtë arsye detyrohen të reklamojnë në latinisht në vend të cirilikes. 

Ata poashtu propozojnë dhënien e ambienteve shtetërore të papërdorura kompanive fillestare, për rritjen e sigurisë së infrastrukturës digjitale dhe krijimin e një fondi të prodhimit për të krijuar seri siç bëjnë vendet fqinje. Këto seri në ankand do t’ju ofroheshin televizioneve kombëtare dhe fondet e grumbulluara të do riinvestoheshin. Seritë nga interesi kombëtar do t'i jepeshin servisit kombëtar. qa/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR