• e diel, 22 dhjetor 2024

Sindikatat e shëndetësisë të kënaqura nga takimi në MSHIA, por paralajmërojnë "vjeshtë të nxehtë" me protesta nëse hasin në vesh të shurdhër në MF dhe MSH

Sindikatat e shëndetësisë të kënaqura nga takimi në MSHIA, por paralajmërojnë

Shkup, 7 gusht 2023 (MIA) - Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë dhe Sindikata e Pavarur e Geriatrisë dolën të kënaqur nga takimi në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Në takim është konstatuar se ka një numër të madh të anomalive në marrëveshjet kolektive të punonjësve shëndetësorë, sindikatat kanë dërguar kërkesë për zgjidhje të kësaj çështje edhe në Ministrinë e Financave dhe në Ministrinë e Shëndetësisë, por nuk kanë marrë përgjigje. Nëse nuk ka zgjidhje deri në shtator, paralajmërojnë "vjeshtë të nxehtë" me protesta bashkë me policinë.

"Në takim u vendos se ka një numër të madh të anomalive në marrëveshjen kolektive në lidhje me punonjësit shëndetësorë, me personelin administrativ shëndetësor, me personelin teknik për të cilat ka nevojë të zgjidhen gradualisht", theksoi në deklaratë për mediat, koordinatori kombëtar për sindikatat e pavarura të shëndetësisë, Bobi Bojçevski, pas takimit të sotëm në MSHIA.

Shtoi se punonjësit shëndetësosë janë sjellë deri në margjinalizimin që të mbijetojnë ditën. 

Ai nënvizoi se “është më mirë të shuhet zjarri derisa digjet dhe është më e vështirë kur shpërthen zjarri”, pasi siç tha ai, punonjësit e shëndetësisë nuk mund ta mbijetojnë muajin, nuk mund ta mbijetojnë ditën.

Kryetari i sindikatës së pavarur të geriatrisë, Lazo Kostovski, tha se në takimin e sotëm është treguar se përkëdhelesit dhe infermierët ishin vendosur në personel teknik ndërsa duhet të konsiderohen si punonjës shëndetësor, ndërsa kur të konsiderohen si punonjës shëndetësorë edhe koeficienti për ta duhet të jetë më i madh dhe nuk do të jenë në kategorinë e rrogës minimale. 

"Tani është në dorën e punëdhënësve nëse do ta pranojnë këtë nga takimi i sotëm dhe do ta fusin në dokumente apo do të vazhdojnë si më parë, të mos i njohin si punëtorë shëndetësorë por të vazhdojnë si personel teknik, gjë që nuk është e drejtë", theksoi Kostovski.

Shtoi se nga MSHIA kanë marrë udhëzime se kjo Ministri është drejtëpërdrejt e përshirë me këtë kategori të të punësuarve në sektorin e shëndetësisë, megjithatë edhe pse kanë parashtruar kërkesë te ministritë e Financave dhe Shëndetësisë, tha se nuk kanë marrë kurrfarë përgjigje, por tha se prej tani do të bëjnë presion në kto ministri për zgjidhjen e problemeve. 

Ai informoi se në geriatri ka rreth 50 të punësuar me kontratë dhe kërkoi që ta ndryshojë ligjin i cili do tu mundësojë këtyre të punësuarve, në vend se pesë vjet të jenë me kontrata, të jenë vetëm gjashtë muaj. 

Edhe Kostovski gjithashtu paralajmëroi "vjeshtë të nxehtë" me protesta nëse nuk gjendet zgjidhje me ministrat e Financave dhe të Shëndetësisë deri në shtator. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR