• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sindikata e pavarur e punonjësve shëndetësorë paralajmëron protesta nëse nuk ka harmonizim të pagave me pagën minimale

Sindikata e pavarur e punonjësve shëndetësorë paralajmëron protesta nëse nuk ka harmonizim të pagave me pagën minimale

Shkup, 25 shkurt 2024 (MIA) - Sindikata e pavarur e punonjësve shëndetësorë, stafi administrativ teknik dhe stafi teknik paralajmërojnë protesta nëse pagat nuk përshtaten me pagën minimale.

Në konferencën e sotme për shtyp, koordinatori nacional i Sindikatës së pavarur, Bobi Bojçevski, tha se protesta do të mbahet gjatë pauzave dhe se objektet shëndetësore publike do të mbyllen për tre orë dhe do të pranohen vetëm rastet emergjente. Se çfarë do të zbatohet nga kjo varet se si do të merren vesh këto ditë përfaqësuesit e organizatës sindikale.

"Të mos luhet me ndjenjat e punonjësve të shëndetësisë, për të mos u manipuluar edhe një herë, kërkojmë që paga të paguhet në mënyrë korrekte dhe ligjore në përputhje me Ligjin për pagën minimale. Kjo kërkesë e jona është e bazuar dhe në përputhje me Ligjin për pagë minimale", theksoi Bojçevski. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR