• e martë, 23 korrik 2024

Sindikata e AOGJSH-së: Në shikim e sipër pezullimi i marrëveshjeve kolektive

Sindikata e  AOGJSH-së: Në shikim e sipër pezullimi i marrëveshjeve kolektive

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Sindikata e AOGJSH-së reagon ndaj konkluzionit të Qeverisë me të cilin bligohen  përfituesit e buxhetit   që me rastin e lidhjes së marrëveshjeve kolektive t'i kenë parasysh mjetet e miratuara buxhetore, ndërsa ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare shtetërore të kërkojnë mendim  nga Ministria e Financave. 

"Dikush sërish kërkon t'i kufizojë negociatat dhe nënshkrimin e Marrëveshjeve Kolektive!!! Si nuk u mësuan gabimet e së kaluarës? A është në shikim e sipër një prapambetje të të drejtave që dalin nga marrëveshjet kolektive?? Me përfundimin e seancës së Qeverisë, Ministri i Financave sërish do të vendosë se kush do të jetë në gjendje dhe kush nuk do të mund të lidhë marrëveshje kolektive? Kështu do të ndërtojmë dialogun social?", pyet Sindikata e  AOGJSH-së  në një postim në Fejsbuk". 

 Qeveria të martën miratoi ribalancin e Buxhetit, ndërsa ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, të mërkurën në një konferencë për media informoi se janë miratuar disa konkluzione.

Një pjesë e konkluzioneve janë - shfrytëzuesit buxhetorë janë të obliguar me rastin e lidhjes së marrëveshjeve kolektive të kenë parasysh mjetet e miratuara buxhetore dhe të mos ndërmarrin obligime për të cilat nuk kanë siguruar mjete në buxhet për vitin aktual dhe shumat maksimale të përcaktuara të shpenzimeve. në afat të mesëm. 

 Ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore gjatë lidhjes së marrëveshjeve kolektive duhet të kërkojnë mendim nga Ministria e Financave. 

 Ata shfrytëzues buxhetor të cilët kryejnë veprimtari vetëfinancuese dhe kanë mjete të papërdorura në formën e gjendjes së llogarisë, duhet të financojnë funksionimin aktual të institucionit duke përdorur mjete nga llogaritë e tyre në vend të përdorimit të mjeteve buxhetore.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot në një deklaratë për media tha se këtë vit nuk do të mund të nënshkruhet  marrëveshja kolektive shëndetësore dhe të paguhet paga për punëtorët shëndetësorë. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR