Sindikata e AOJSHQ-së ka shtruar kërkesë për takim me Qeverinë, nëse nuk arrihet marrëveshje, nuk përjashtohen hapa më radikale
- Nëse nuk arrihet marrëveshje me Qeverinë, nuk përjashtohen edhe protesta të mëtejshme, greva dhe padi, deklaroi kryetari i Sindikatës së AOGJSH-së, Tërpe Deanoski, në protestën e sotme para Ministrisë së Financave.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:10, 17 janar, 2025
Shkup, 17 janar 2025 (MIA) - Nëse nuk arrihet marrëveshje me Qeverinë, nuk përjashtohen edhe protesta të mëtejshme, greva dhe padi, deklaroi kryetari i Sindikatës së AOGJSH-së, Tërpe Deanoski, në protestën e sotme para Ministrisë së Financave.
Ai tha se ditët e kaluara, të punësuarit kanë treguar se edhe në temperatura nën zero mund të dalin në protesta për t'i realizuar të drejtat e tyre. Deanoski theksoi se këto ditë janë lexuar deklaratat deklarative nga ana e Qeverisë, përmes të cilave Qeveria i ka ftuar në takime përmes mediave, ndërsa ata formalisht nuk kanë marrë asnjë ftesë për vazhdimin e dialogut.
"Meqenëse dialogu nuk zhvillohet përmes kumtesave dhe mediave, Sindikata e AOGJSH-së sot ka dorëzuar kërkesë formale për takim me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Kërkojmë rifillimin e dialogut që u ndërpre në mënyrë të njëanshme nga ana e Ministrisë së Financave, duke refuzuar propozimin e marrëveshjeve kolektive për shtesën e pagës për këta të punësuar që janë këtu me ne", sqaroi ai.
Deanoski shtoi se të punësuarit presin që Qeveria të tregojë mirëkuptim dhe ta pranojë këtë dorë të shtrirë nga Sindikata e AOGJSH-së, për të gjetur zgjidhje për kërkesat e tyre.
"Në të kundërtën do të jemi të detyruar t'i riaktivizojmë protestat, si dhe të shfrytëzojmë të gjitha me ligj mundësitë e dhëna, për të shprehur pakënaqësinë e punëtorëve, deri në plotësimin e kërkesave", nënvizoi Deanoski.
Zoran Georgievski, i punësuar në Ministrinë e Drejtësisë, anëtar i sindikatës, tha se meritojnë kushte dinjitoze për jetesë. Dhe kjo, theksoi ai, nuk mund të arrihet me paga që nuk ecin me rritjen e standardit të jetesës.
"Ne kërkojmë trajtim të barabartë për të gjithë. Çdo i punësuar, pavarësisht nga funksioni apo vendi i punës, ka të drejtën e të njëjtës rritje dhe të njëjtën njohje për punën e tij. Kërkojmë rritje të pagave prej së paku 30 për qind, që është minimumi që mund të bëhet, për t'u mundësuar punëtorëve të ruajnë dinjitetin e tyre dhe të sigurojnë nevojat elementare për familjet e tyre", theksoi Georgievski.
Në këtë rast theksoi se nuk e pranojnë diskriminimin dhe do të vazhdojnë të luftojnë për një rritje të drejtë të pagave për të gjithë.
"Kërkojmë një shpërndarje të vërtetë dhe të drejtë të resurseve, e cila do t'u mundësojë të gjithë punëtorëve të jetojnë me dinjitet. Nuk do të dorëzohemi derisa të marrim atë që meritojmë. Çdo punëtor meriton të vlerësohet dhe të shpërblehet për punën e tij", tha ai.
Foto dhe video: MIA