• e diel, 22 dhjetor 2024

Simeone: Lojtarët e Atletikos patën një sezon të mirë, unë jo

Simeone: Lojtarët e Atletikos patën një sezon të mirë, unë jo

 Madrid, 20 maj 2024 (MIA) - Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone ka ndarë mendimin e tij për rezultatet e klubit madrilen në sezonin 2023/24.

 Dje ata pësuan një disfatë në terrenin vendor ndaj Osasunës (1:4) në ndeshjen e xhiros së 37-të të kampionatit spanjoll.

 "Nuk mund t'i shoh as avantazhet dhe as disavantazhet e këtij sezoni. Kuptohet, në një moment bëra një zgjedhje të gabuar, e cila çoi në rezultate fatkeqe, por nuk gjykoj. Gjithmonë dua të jem më i mirë. Lojtarët e mi kanë pasur një sezon të mirë, unë jo", e citon "Marca" Simeonen.

 Atletiko aktualisht është në vendin e 4-të në La Liga me 73 pikë. Diferenca me vendin e tretë të Zhironës në raundin para përfundimit të kampionatit është pesë pikë.

Ekipi madrilen nuk fitoi asnjë trofe pasi u eliminua nga gjysmëfinalet e Kupës dhe Superkupës së Spanjës. Në Ligën e Kampionëve, spanjollët arritën në fazën çerekfinale të plejofit, duke humbur nga Borusia Dortmund me rezultat të përgjithshëm (2:1, 2:4). 

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR