Siljanovska-Davkova u takua me fituesit e "First Lego League Challenge"
- Post By Arta Bunjaku
- 14:24, 18 prill, 2025

Shkup, 18 prill 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot i priti përfaqësuesit e ekipit fitues të Garës së shtatë nacionale "First Lego League Challenge".
Ekipin fitues "The NOOBS - New Original Operational Best Students" e përbëjnë përfaqësues të Akademisë për robotikë dhe inovacione.
Duke ua uruar fitoren mjeshtërore dhe plasmanin e drejtpërdrejtë në kampionatin botëror në SHBA - Florida Sunshine Invitational 2025, Siljanovska-Davkova shprehi kënaqësi të veçantë që do të shoqërohet me fëmijë aq të rinj dhe të mençur.
Siç informuan nga Kabineti i presidentes, fëmijët e prezantuan zgjidhjen e vet fituese inovative - robotin multifunkisonal i cili, i sendërtuar, mund të kryejë misione të rëndësishme: t'i pastrojë oqeanet apo t'i ushqejë balenat. Ata e informuan se kanë përpunuar edhe nëndetëse nga titaniumi me drita të posaçme akrilike për hulumtim të oqeaneve.
E impreisonuar nga shpikja, por edhe nga pasioni dhe entuziazmi me të cilin e shpjeguan funksionin e tij, presidentja theksoi se "kur diçka punohet me dashuri, kur është fryt i diturisë, mendjes, punës dhe përkushtimit, e posaçërisht punës ekipore dhe respektit të ndërssjelltë, seksesi është i pashmangshëm". Ajo potencoi se kjo mirënjohje ka peshë dhe rëndësi të veçantë duke pasur parasysh atë që "First Lego League Challenge" është i mbrijtur nga UNESKO.
Mentorët nga Akadmeia për robotikë dhe inovacione xcekën se gjatë rangimit të ekipeve, ishin marrë parasysh edhe bashkimi i fëmijëve dhe aftësia për punë ekipore.
Duke iu dëshiruar sukses në garën e ardhshme në SHBA që do të mbahet prej 24 deri më 28 qershor, presidentja shprehi besim dhe mbështetje për punën e tyre dhe foli ër nevojën e investimit në fëmijë të talentuar si ata. Siljanovska-Davkova shtoi se nuk ka investim më tël mirë se ai në arsim dhe shkencë, ndërsa fushat STEM janë mundësi e madhe që të rinjtë t'i tregojnë dhe dëshmojnë aftësitë dhe talentin e vet, ndërsa imagjinatën e tyre ta shndërrojnë në vepra mbresëlënëse. ab/
Foto: Kabineti i Gordana Siljanovska-Davkovës