Taravari: Unë jap dorëheqje, të tjerët do të shkarkohen
- Ministri i Shëndetësisë dhe lider i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, thotë se do të japë dorëheqje nga posti i tij dhe pret që zyrtarët e mbetur nga kjo parti të shkarkohen.
- Post By Sara Ademi
- 20:39, 14 maj, 2025

Shkup, 14 maj 2025 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë dhe lider i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, thotë se do të japë dorëheqje nga posti i tij dhe pret që zyrtarët e mbetur nga kjo parti të shkarkohen.
"Unë jap orëheqje, të tjerët do të shkarkohen", thotë Taravari në një deklaratë për MIA-n.
Vendimi i tillë vjen pasi partia të hënën, pas mosmarrëveshjeve me partnerët e tjerë të koalicionit në "Vlen", mori vendimin për t'u larguar nga koalicioni qeveritar dhe për të kaluar në opozitë. Në zgjedhjet e ardhshme lokale, partia do të paraqesë listat e veta të kandidatëve për këshilltarë.
Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve sot, tha se në periudhën e ardhshme do të nominohen emra të rinj për të zëvendësuar ata që i përkisnin Aleancës për Shqiptarët.
"Anëtarët e KE-së më kanë autorizuar që në periudhën e ardhshme të nominoj emra të rinj që do të zëvendësojnë emrat e atyre që vendosën t'i bashkohen Ali Ahmetit dhe BDI-së, pra nga partia e Arben Taravarit", tha Mickoski.
Sipas Mickoskit, resorët e lënë nga Taravari do të mbeten në "Vlen" ose do të ndahen. Shumë gjëra do të bëhen më të qarta në periudhën e ardhshme", tha Mickoski. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s