Siljanovska-Davkova me porosi deri te LSDM-ja: Shpresoj se nga kriza do të dalin me zgjidhje të reja dhe përsëri do të bëhen faktor aktiv në shoqëri
- Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova dëshiron që sa më shpejtë LSDM-ja opozitare ta tejkalojë krizën dhe të bëhet opozitës e fuqishme dhe faktor aktiv në shoqëri.
- Post By Besnik Shuki
- 14:46, 3 dhjetor, 2025
Shkup, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova dëshiron që sa më shpejtë LSDM-ja opozitare ta tejkalojë krizën dhe të bëhet opozitës e fuqishme dhe faktor aktiv në shoqëri.
Siljanovska-Davkova sot në deklaratë për media tha se në thelb nuk komenton çështje brendapartiake, por se, sipas saj, me rëndësi është që LSDM-ja opozitare t'i tejkalojë problemet dhe sërish të bëhet opozitë e fuqishme, pasi kjo, thotë ajo, është mirë për demokracinë.
"LSDM-ja ka status, ka program dhe akte tjera dhe struktura brendapartiake, ekzistojnë mënyra demokratike për zgjidhjen e problemeve dhe mendoj se kjo është mirë, fillimisht për ta, por edhe për të gjithë ne, pasi pa opozitë të fuqishme nuk mund të ketë demokraci, të ketë Parlament që do të merr vendime të mira, pasi ata janë korrigjues të pushtetit. U dëshiroj që sa më shpejtë me ndihmë të anëtarësisë t'i tejkalojnë problemet. Me probleme të tilla, shumë parti janë ballafaquar, jo vetëm tek ne, por edhe jashtë. Porosia ime është se kjo parti ka histori të gjatë, memorje, ka pasur fitore dhe suksese të mëdha, dhe si dhe partitë tjera, ka pasur edhe kriza. Shpresoj se nga kriza do të dalin me zgjidhje të reja dhe do të bëhen përsëri faktor aktiv dhe aktor në demokracinë në vend", deklaroi Siljanovska-Davkova, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në shkollën "Partenia Zografski" në Shkup.
Me kërkesë të liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, dje tërë udhëheqësia e partisë së bashku me anëtarët e Bordit ekzekutiv dhanë dorëheqje. Sipas paralajmërimeve të Filipçes, për dy javë duhet të konvokohet Këshilli Qendror i partisë, ku duhet të debatohet për anëtarët e rinj. bsh/
Foto: MIA