• e premte, 05 dhjetor 2025

Takim koordinues në komunën e Tetovës me institucione kompetente për ndërmarrjen e masave pas rastit në Shipkovicë

Takim koordinues në komunën e Tetovës me institucione kompetente për ndërmarrjen e masave pas rastit në Shipkovicë

Tetovë, 4 dhjetor 2025 (MIA)- Në Komunën e Tetovës është mbajtur takim koordinues lidhur me rrëshqitjen e dheut në fshatin Shipkovicë të komunës së Tetovës. Me ftesë të kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami në takim ka marrë pjesë edhe drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali si dhe përfaqësues të institucioneve relevante.

"Takimi ka qenë me qëllim shqyrtimin e rreziqeve, koordinimin e veprimeve dhe janë propozuar masa për mbrojtjen e jetës, shëndetit të qytetarëve dhe pronës materiale. U vendos formimi i një ekipi profesional nga institucionet përgjegjëse, përfshirë Fakultetin e ndërtimtarisë dhe IISSI i cili do të kryejë vlerësimin e rrezikut dhe do të përgatisë studimin e nevojshëm për marrjen e masave të duhura për stabilizimin dhe riparimin e terrenit", ka thënë nga QMK.

Institucionet dhe Komuna e Tetovës do të vazhdojnë komunikimin dhe koordinimin e drejtpërdrejtë, ndërsa Qendra për Menaxhim me Kriza mbetet e angazhuar në monitorimin dhe mbështetjen e të gjitha proceseve për menaxhim të sigurt dhe efikas të situatës.

QËNDRONI TË LIDHUR