• e martë, 24 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova priti delegacionin nga "Rambl", "Kantor Ficxherald" dhe koorporata Tramp për mediume dhe teknologji

Siljanovska Davkova priti delegacionin nga

Shkup, 23 korrik 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot priti delegacionin e kryesuar nga Kris Pavllovski, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë ndërkombëtare "Rambl", nga Hauard Lutnik, themelues dhe drejtor ekzekutiv i koorporatës financiare amerikane "Kantor Ficxherald" dhe nga Devin Nunes, ish-kongresist i kalifornisë dhe drejtor ekzekutiv i koorporatës Tramp për mediume dhe teknologji, kumtuan nga Kabineti presidencial.

Në takim, presidentja u informua për mundësitë potenciale për bashkëpunim me institucionet e vendit, në kontekst të procesit së ardhshëm të transformimit digjital të shoqërisë së vendit dhe zbatimit të reformave digjitale.

Në atë drejtim, Siljanovska Davkova i ka përshëndetur nismat për bashkëpunim ekonomik dhe këmbim të përvojës eksperte dhe koorporative në këto kompani të suksesshme dhe ka shrephur falënderim për mbështetjen nga diaspora maqedonase për hapje të mundësive të reja dhe tërheqje të investimeve të huaja në vend.

Presidentja Siljanovska Davkova porositi se digjitalizimi është i domosdoshëm për rritje të shpejtë ekonomike dhe përparim dhe ka efekt pozitiv jo vetëm në funksionimin e shtetit, por për të gjitha proceset shoqërore dhe zhvillimore, përfshirë edhe në procesin e eurontegrimeve të vendit, si sferë kyçe.

Në takim u cek se reformat në sektorin digjital duhet të jenë në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve dhe servis të adaptuar të nevojave të tyre reale. ab/

Foto: Kabineti i Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR