• e hënë, 23 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova nga Tetova: Legjitimiteti buron nga qytetarët dhe u takon atyre

Siljanovska Davkova nga Tetova: Legjitimiteti buron nga qytetarët dhe u takon atyre

Tetovë, 12 prill 2024 (MIA) - VMRO-DPMNE sonte në Tetovë organizoi tubim ku u prezantua kandidatja për president Gordana Siljanovska Davkova dhe fushata e saj "Maqedonia përsëri krenare". Kandidatja për presidente Siljanovska Davkova theksoi se tranzicioni në vend është ndër më të gjatët dhe paraqet maratonë pa fund dhe se duhet të punohet në standardet evropiane.

"Raportet tregojnë se me këtë pushtet mund të vazhdojmë vetëm në një lëvizje ciklike, në një regjim hibrid, sistem ku ka zgjedhje, ka institucione, por institucionet janë të dobëta, zgjedhjet nuk janë gjithmonë të drejta dhe demokratike, por më të fuqishmit janë më të fuqishëm. çdo fuqi kërcënon që t'u korruptojë, pushteti absolut i korrupton ata në krye të të gjitha institucioneve. Për më tepër, kur në pozicionet kyçe gjenden njerëz pa dinjitet, pa autoritet, është logjike që ata të rrethohen me njerëz të ngjashëm... Prandaj janë sëmundje ngjitëse edhe korrupsioni dhe krimi, janë bërë pra sistematik", tha Siljanovska Davkova.

Pastaj, vazhdoi ajo, ne kemi bartës formal të pushtetit dhe bartës real të pushtetit.

"Ata vendosin se kush do të vijë në cilin vend, në bazë të dëgjueshmërisë ndaj tyre. Do të jemi evropianë kur në këtë vend të ketë standarde në sundimin e së drejtës, në liritë dhe të drejtat e njeriut. Në mbrojtjen e të drejtave të pakicave, kur sundimi i ligjit do të mundësojë ekonomi të mirë, kur do të krijojmë mjedise për ekonomi liberale", theksoi Siljanovska Davkova.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së i drejtoi disa pyetje Pendarovskit lidhur me atë se çfarë planesh “ka sajuar në vilën Vodno me Artan Grubin, Dimitar Kovaçevskin dhe Ali Ahmetin para disa muajsh lidhur me Kodin penal”.

"Ky i ndershmi Stevo Pendarovski është mirë të thotë se çfarë ka bërë dhe çfarë planesh ka sajuar në vilën Vodno në prani të Artanit, Kovaçevskit dhe Ahmetit para disa muajsh lidhur me ndryshimet në Kodin penal dhe amnisti të mundshme të ish politikanëve. Për çfarë qëllimi? Me qëllim të kalojnë në mënyrë të kontrabanduar ndryshimet kushtetuese dhe të pranohet diktati bullgar dhe në të njëjtën kohë të amnistohen ish politikanë që do të dëmtojnë ose të tentojnë të dëmtojnë VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin ‘Maqedonia juaj’. Stevo Pendarovski duhet të përgjigjet për këtë dhe pastaj të diskutojmë nëse do të shkojmë në debat apo jo, ku u tha sot se Stevo si frikacak i madh kësaj po i shmanget", tha Mickoski.

Bartësja e listës së kandidatëve për deputetë nga NjZ6, Dafina Stojanoska theksoi se Maqedonia ka nevojë për një presidente si profesoresha Gordana Siljanovska Davkova e cila në mënyrë të përsosur i njeh ligjet dhe parimet e qeverisjes dhe njëherësh dërgoi porosi deri te kandidatja për presidente që të mos ketë mëshirë ndaj padrejtësisë.

Foto: VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR