• e premte, 06 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Siljanovska Davkova në Forumin e Baku: Të ofrojmë perspektiva për interesin e përbashkët suprem për paqe të qëndrueshme

Siljanovska Davkova në Forumin e Baku: Të ofrojmë perspektiva për interesin e përbashkët suprem  për paqe të qëndrueshme

Baku, 13 mars 2025 (MIA) - Paqe të qëndrueshme në kuadër të së cilës fuqitë e reja të shkencës dhe teknologjisë njerëzore mund të përdoren për të ngritur mirëqenien e njerëzimit në lartësi të paprecedentë është një interes  i përbashkët suprem për arritjen dhe mirëmbajtjen e të cilit duhet të ofrojmë perspektiva të reja, porositi sot presidentja Gordana Siljanovska Davkova në hapjen e Forumit  e 12-të Global në Baku. 

Siljanovska Davkova vlerësoi se Forumi Global në Baku viteve të fundit është shndërruar në një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare dhe trajton çështjet më të rëndësishme rajonale dhe globale. Kjo, theksoi presidentja, është veçanërisht e rëndësishme në këtë vit 2025-ën, që disa presin të jetë një pikë kthese. 

 

"Nga dita në ditë kemi gjithnjë e më shumë pyetje dhe gjithnjë e më pak përgjigje. Bota po bëhet një vend shumë i ndryshëm. Multilateralizmi po ia lë vendin multipolarizimit. Rivaliteti gjeopolitik në rritje po dobëson sistemin e sigurisë kolektive. Kombet e Bashkuara janë të margjinalizuara kur ne kemi më shumë nevojë për të. Konsensusi pas Luftës së Dytë Botërore po vihet në pikëpyetje. Është sikur po jetojmë në fillim të një epoke të re në të cilën po minohet sistemi ndërkombëtar i bazuar në rregulla", tha Siljanovska Davkova.
 

Përkujtoi  deklaratën e fundit të presidentit gjerman Shtajnmaer në Konferencën e Sigurisë së Mynihut se "mungesa e rregullave nuk duhet të bëhet parimi udhëheqës i rendit të ri botëror", sepse kjo do të nënkuptonte braktisjen e arritjes sonë më të rëndësishme civilizuese të përcaktuar 80 vjet më parë në Kartën e Kombeve të Bashkuara.

  Pyetja, tha presidentja, nuk është nëse do të kemi rregulla apo jo, por cilat do të jenë ato rregulla dhe në çfarë do të bazohen?  Nëse në parimin  pacta sunt servanda apo në parimin e fuqisë? Nëse përveç konflikt të interesave, ne kemi edhe konflikt të vlerave dhe realiteteve? A mund t'i zgjidhim krizat dhe sfidat më të mëdha të kohës sonë pa rregulla të përbashkëta? Çfarë bote do t'u lëmë të rinjve dhe brezave të ardhshëm? Këto janë vetëm disa nga çështjet që do t'i shqyrtojmë në Forumin Global të këtij viti në Baku", tha Siljanovska Davkova.

 Ajo citoi një pjesë të fjalimit të ish-Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Kordel Hall,  gjatë ndarjes së Çmimin Nobel për Paqen për rolin e tij në themelimin e KB-së, në të cilin ai kujtoi se çështja  kryesore për njerëzit dhe kombet është "nëse ata kanë vuajtur mjaftueshëm dhe kanë mësuar mjaftueshëm për të lënë mënjanë dyshimet, paragjykimet dhe interesat afatshkurtër dhe të ngushtë dhe të bashkohen në përparimin e interesit të tyre më të madh të përbashkët" 

Таа цитираше дел од обраќањето на поранешниот државен секретар на САД, Кордел Хал,  при врачувањето на Нобеловата награда за мир за неговата улога во основањето на ОН во кое тој потсетил дека клучното прашање за луѓето и за нациите е „дали тие доволно страдале и доволно научиле, за да ги отфрлат сомнежот, предрасудите и краткорочните и тесните интереси и да се обединат во унапредување на нивниот најголем заеднички интерес“.

Ajo pasdite do të mbajë fjalim në panelin e tretë të forumit kushtuar Paktit për të Ardhmen e Kombeve të Bashkuara. Në forum do të debatohet edhe në panel debatesh mbi temat: "Ndryshimet gjeopolitike: Partneritete të përgjegjshme kundrejt rivalitetit" dhe "Rimendimi i multilateralizmit për një botë shumëpolare". Në mesin e pjesëmarrësve është edhe ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut Gjorge Ivanov. 

 

Forumin e hapi presidenti i Azerbajxhanit, Ilhan Aliev, i cili vlerësoi se kjo ngjarje po bëhet një platformë e rëndësishme ndërkombëtare në agjendën globale.

"Jam i sigurt se forumi dhe pjesëmarrësit do të sjellin ide dhe propozime të reja, veçanërisht pasi forumi po zhvillohet pas ndryshimeve dramatike gjeopolitike", tha Aliev. 

Ai porositi se fokusi i agjendës së tyre është te burimet e rinovueshme të energjisë, për të cilat do të forcojnë prodhimin.

"Do të dyfishojmë potencialin tonë që do të na mundësojë të jemi eksportues jo vetëm i naftës dhe gazit, por edhe i energjisë së gjelbër. Këto synime janë reale dhe të bazuara në marrëveshjet e nënshkruara dhe do të implementohen", tha Aliev, duke theksuar se Azerbajxhani siguron stabilitet energjetik për shumë vende, përfshirë 12 vende evropiane, dhe se nuk është rastësi që Komisioni Evropian e quan atë një partner dhe furnizues të besueshëm. 

 Ai, ndër të tjera u përqendrua  edhe në rezultatet e Samitit KOP29 të mbajtur në nëntor të vitit të kaluar dhe zhvillimeve dhe marrëdhënieve më të fundit gjeopolitike. 

 

Në Forumin e 12-të Global në Baku që mbahet në organizim të Qendrës Ndërkombëtare "Nizami Ganxhavi", marrin pjesë rreth 400 pjesëmarrës - shefa të tanishëm dhe të mëparshëm të shteteve dhe qeverive, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.

Foto: Kabineti i presidentes 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR