• e hënë, 23 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova mori ftesë nga homologia e Zvicrës, Amherd për pjesëmarrje në Samitin e Paqes në Ukrainë

Siljanovska Davkova mori ftesë nga homologia e Zvicrës, Amherd për pjesëmarrje  në Samitin e Paqes në Ukrainë

Shkup, 27 maj 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i priti ambasadoren e Ukrainës Larisa Dir, ambasadoren e Konfederatës Zvicerane, Veronik Ulman dhe shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadorin Dejvid Gir.

Në takim, siç kumtuan nga zyra e saj, presidentja Siljanovska Davkova shprehu mirënjohjen për ftesën e dërguar nga presidentja e Konfederatës Zvicerane, Viola Amherd, për pjesëmarrjen e saj në Samitin e Paqes në Ukrainë, që do të mbahet më 15  dhe 16 qershor në Zvicër.

"Presidentja Siljanovska Davkova vlerësoi se samiti i ardhshëm paraqet një mundësi të mirë për sigurimin e platformës për dialog për paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë", citohet në kumtesë.

Siljanovska Davkova, në të njëjtën kohë, shtohet, riafirmoi mbështetjen e Maqedonisë për Ukrainën pas agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Federatës Ruse dhe bëri thirrje për respektimin e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë në Ukrainë brenda kufijve dhe ujërave territoriale të njohur ndërkombëtarisht. sa/

Foto: Zyra e presidentes Siljanovska-Davkova 

QËNDRONI TË LIDHUR