• e hënë, 23 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova: Marrëveshja e Prespës është fakt juridik dhe realitet, do ta respektoj

Siljanovska Davkova: Marrëveshja e Prespës është fakt juridik dhe realitet, do ta respektoj

 Shkup, 27 maj 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova deklaroi se Marrëveshja e Prespës është fakt juridik të cilin do ta respektojë edhe pse është kritike për përmbajtjen e saj.

 Siljanovska Davkova sonte duke marrë pjesë në një ngjarje me rastin e 20 vjetorit të ekzistencës së Qendrës për Hulumtime dhe Krijim të Politikave (QHKP), në pyetjen e gazetarëve potencoi se nuk konsideron se e ka shkelur Marrëveshjen e Prespës.

 "Mbi të gjitha edhe në  vetë Marrëveshjen e Prespës qartë qëndron se në dokumente, në komunikim do të përdoret emri nga Marrëveshja e Prespës. Do të thotë, unë nuk shoh këtu se është një shkelje. Unë as e grisa deklaratën, as nuk thashë që nuk do ta respektoj Kushtetutën, as nuk thashë që do ta ndërpres Marrëveshjen e Prespës. Një gjë është se unë e kam kritikuar Marrëveshjen e Prespës, për shkak të procedurës së miratimit të saj, për shkak të mospërputhjes me Kartën e Kombeve të Bashkuara. Por, kjo  është fakt juridik, është realitet dhe do ta respektoj", tha Siljanovska Davkova.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR