• e shtunë, 23 nëntor 2024

Siljanovska Davkova ia dorëzoi flamurin kombëtar Nakovska Bikovës në prag të Lojërave Paraolimpike në Paris

Siljanovska Davkova ia dorëzoi flamurin kombëtar Nakovska Bikovës në prag të Lojërave Paraolimpike në Paris

Shkup, 14 gusht 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot priti paraolimpisten nga Maqedonia e Veriut, Olivera Nakovska Bikova dhe ekipin që do ta shoqërojë në Lojërat e ardhshme paraolimpike, të cilat do të mbahen nga 28 gushti deri më 8 shtator në Paris.

Siç njoftuan nga Kabineti i presidentes, në takim me Nakovska Bikovën, e cila është sportistja e vetme nga Maqedonia e Veriut për Lojrat Paraolimpike, Siljanovska Davkova u njoh me përgatitjet, sfidat dhe rezultatet e pritura në tri disiplinat e qitjes në të cilat ajo do të garojë.

"Duke e dorëzuar flamurin kombëtar, të cilin atletja jonë do ta shpalosë në Lojërat Paraolimpike, presidentja Siljanovska Davkova iu referua arritjeve jashtëzakonisht të rëndësishme sportive të paraolimpistëve nga Maqedonia, kur Branimir Jovanovski solli medaljen e artë në lojrat olimpike në Barcelonë në vitin 1992, Olivera Nakovska Bikova medaljen e artë në vitin 2012 në Londër, ndërsa Vanço Karanfilov medalje argjendi nga lojrat olimpike në Athinë në vitin 2004", thuhet në njoftim. 

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu besimin se edhe pavarësisht pjesëmarrjes sonë modeste me vetëm një garues në Paraolimpiadë, sportistja nga Maqedonia e Veriut do të arrijë suksese që do të jenë krenari kombëtare.

"Presidentja shprehi kënaqësi nga angazhimi i vazhdueshëm dhe i përkushtuar i paraolimpistëve, jo vetëm në përfaqësimin dinjitoz të shtetit në eventin më prestigjioz sportiv, por edhe në kapërcimin e pengesave dhe stereotipeve. Në këtë kontekst theksoi nevojën shoqëria e Maqedonisë, institucionet dhe individët të kontribuojnë aktivisht në përmirësimin e kushteve për bashkëqytetarët tanë me aftësi të kufizuara", thuhet në njoftim. qa/

Foto: kabineti i presidentes Siljanovska Davkova

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR