• e enjte, 26 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova: Është koha për një hap të guximshëm drejt BE-së, sipas shembullit të atij të vitit 2004, që do të shënojë ribashkimin e rajonit në BE

Siljanovska Davkova: Është koha për një hap të guximshëm drejt BE-së, sipas shembullit të atij të vitit 2004, që do të shënojë ribashkimin e rajonit në BE

Shkup, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në fjalimin e saj vjetor në Kuvend, bëri thirrje se është koha për një hap të guximshëm drejt BE-së, sipas shembullit të atij të të vitit 2004, i cili, siç theksoi, do të shënojë ribashkimin, gjegjësisht riintegrimin e rajonit në BE.

"Ballkani është pjesë e natyrshme e Evropës: gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht. Ideja evropiane është një filozofi politike unike e mbështetur nga të gjithë aktorët politikë, partitë dhe qytetarët në rajon. Anëtarësimi në BE do të jetë një motiv i fuqishëm për ndryshime demokratike në rajon, gjë që do të parandalojë përgjithmonë kërcënimet dhe destabilizimin nga nacionalistët e frustruar dhe do të garantojë paqe të qëndrueshme", theksoi Siljanovska Davkova.

Ajo theksoi se integrimi i plotë i Ballkanit në BE do t'i japë fund rihartimit të pafund të kufijve, e me këtë edhe fundin e ballkanizimit si fenomen, duke fshirë kufijtë mes shteteve ballkanike.

Presidentja theksoi se Ballkani Perëndimor nuk është problem për kapacitetet absorbuese të Unionit. 

"Në takimet e shumta me përfaqësuesit e BE-së, vë në dukje disa paradokse - së pari, Komuniteti Evropian ka dekada që bën thirrje për rrënimin e sistemeve autoritare, pastaj e ka detyrim moral të solidarizohet me ta/ne pas rënies së komunizmi; së dyti, logjika e fitimit të ekonomive perëndimore kërkon një treg dhe fuqi punëtore më të madhe; së treti, stabiliteti i kontinentit evropian varet edhe nga Lindja, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor, si një entitet gjeopolitik; së katërti, i vendosur midis Evropës dhe Lindjes së Afërt si një konglomerat kulturash dhe fesh, Ballkani është perceptuar gjithmonë si një zonë e mundshme konflikti; së pesti, Ballkani gjithmonë e ka perceptuar veten si evropianë, kështu që integrimi evropian është i paplotë pa pjesën evropiane juglindore", theksoi Siljanovska Davkova.

Presidentja theksoi se prej disa muajsh në çdo takim shumëpalësh apo dypalësh thekson domosdoshmërinë e zgjerimit të BE-së me vendet e të ashtuquajturit Ballkani Perëndimor.

"Po e tregoj logjikën e doktrinës së BE-së, “uniteti i diversitetit”, si modus vivendi i saj, që nuk vlen vetëm për anëtarët e saj, por edhe për kandidatët, madj edhe për kandidatët për kandidatë. Ndryshe nuk ka negociata apo bisedime. Ka një eurokraci të shprehur në formulën: “dëgjo, hesht dhe ekzekuto”, sepse kam të drejtë të pakufizuar vetoje”, theksoi presidentja.

Për të, siç theksoi, BE-ja është ende sistemi dhe shtëpia më e dëshiruar politike demokratike.

"Jo rastësisht. Sot, qytetarët e anëtarëve të BE-së kanë një opinion më të mirë për kapacitetin e saj demokratik sesa për autoritetet e tyre kombëtare, me përjashtim të Luksemburgut. Disa politologë perëndimorë shkruajnë metaforikisht se Ballkani Perëndimor është thembra e Akilit e BE-së. Nëse është kështu, as Parisi nuk duhet ta shënjestrojë atë, ndërsa Berlini dhe Brukseli, nuk duhet të lejojnë që të jetë në shënjestër", tha Siljanovska Davkova.

Sinqerisht, vazhdoi presidentja, pas dekadash strategjie për rajonin, në Planin e Rritjes dhe në agjendat e reformave, e veçanërisht në Agjendën tonë të Reformës, njoh një qasje strategjike, por edhe reforma specifike me afate dhe financa, me çka garantohet dhe stimulohet procesi nga të dyja anët.

“Pikërisht për këtë, as ata dhe as ne nuk duhet të lejojmë që në vend të realizimit të synimeve strategjike, sfidave dhe reformave, të drejtojmë energjinë dhe kohën tonë drejt historisë, sipas konkluzioneve të Këshillit dhe protokolleve, përkatësisht procesverbaleve. Nëse po flasim për Pacta sun servanda”, më lejoni të theksoj se nuk ka asnjë fjalë të vetme për ndryshime kushtetuese në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe miqësi, theksoi Presidentja në fjalimin e saj vjetor në Kuvend. ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR