• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Sijarto: Teza se konsensusi është pengesë për zgjerimin është justifikimi i atyre që nuk janë entuziastë për këtë proces

Sijarto: Teza se konsensusi është pengesë për zgjerimin është justifikimi i atyre që nuk janë entuziastë për këtë proces

Bruksel, 15 tetor 2024 (MIA) - Situatë ideale do të ishte nëse Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina mbajnë konferenca ndërqeveritare për fillimin e negociatave deri në fund të vitit, deklaroi sot në Luksemburg ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Peter Sijarto pas mbajtjes së Konferencës së Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri, me të cilat vendi praktikisht i filloi negociatat inkuadruese sipas klasterëve.

"Por, kjo nuk varet vetëm nga ne, vetëm nga kryesia (me BE-në), nuk varet as nga komisari, por varet nga konsensusi i të gjitha 27-të vendeve anëtare, tha Sijarto në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe eurokomisarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore Oliver Varhei.

Në përgjigje të pyetjes së një gazetari nëse do të ishte më mirë që në procesin e zgjerimit të bllokut hiqet parimi i konsensusit gjatë vendimmarrjes, Sijarto tha se ato vende anëtare që pretendojnë se konsensusi është pengesë për zgjerim, në bazë vetëm kërkojnë justifikim sepse nuk janë entuziastë për këtë proces.

"Më besoni, nëse më duhet të emërtoj zonën në të cilën hipokrizia është në krye të BE-së, atëherë kjo definitivisht është zgjerimi, sepse dëgjoj se si kolegët e mi flasin ndryshe para opinionit, ndërsa ndryshe mes nesh. Fatkeqësisht më duhet t'ju them se jo të gjithë e thonë të njëjtën gjë publikisht dhe pas dyerve të mbyllura", shtoi Sijarto.

Sipas tij, heqja e parimit të konsensusit në vendimmarrje mund të çojë në shkatërrimin e Bashkimit Evropian.

"Nëse anulohet konsensusi, do të shtypë vendet anëtare më të vogla apo të mesme, sepse nëse nuk ka nevojë për konsensus, të mëdhenjtë do të vendosin për çështje të rëndësishme, dhe puna e vendeve më të vogla apo të mesme do të ishte vetëm për të thënë "po", vlerësoi Sijarto, duke shtuar se prandaj nuk është rastësi që Bashkimi Evropian bazohet në marrëveshje dhe metodologji, të cilat kërkojnë konsensus kur merren vendime për çështje të rëndësishme.

Ai theksoi se një nga prioritetet e kryesimit hungarez me BE-në është zgjerimi dhe fillimi i sotëm i negociatave me Shqipërinë  është pjesërisht plotësimi i atyre planeve. Sijarto shfaqi shpresë se deri në fund të vitit Shqipëria do të mund të fillojë negociatat edhe për klasterin e dytë, si dhe do të bëhet përparim në procesin negociues edhe me Serbinë, sepse, sipas tij, vendi është i gatshëm për hapjen e klasterit lidhur me rritjen gjithëpërfshirëse dhe zhvillimin.

Ai shtoi se pret nga Mali i Zi të arrijë përparim në negociata, me atë që do ta mbyllte procesin negociues pas disa kapitujsh.

Varhei, nga ana tjetër, vlerësoi se teza se BE-ja duhet të reformohet para pranimit të anëtarëve të rinj nuk qëndron, duke theksuar se proceset e zgjerimit dhe reformës mund të zhvillohen paralelisht.

Ai përkujtoi se një nga obligimet e Komisionit të ri Evropian do të jetë përgatitja e Kornizës Financiare Shumëvjeçare për BE-në për periudhën pas vitit 2027 dhe në të duhet të bëhen ndryshime të mëdha në mënyrë që Unioni të pranojë anëtarët e rinj, sepse fondet nga ai buxhet do të duhet të mbulojnë shpenzimet e zgjerimit.

Rama shfaqi shpresë se Shqipëria deri në fund të kësaj dekade do t'i përfundojë negociatat dhe do të dalë në derën e Këshillit Evropian si vend anëtar i BE-së. sa/

Foto: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR