• e mërkurë, 13 nëntor 2024

Si-En-En: Trampi e emëron guvernatoren Kristi Noem për sekretare të re të sigurisë së brendshme

Si-En-En: Trampi e emëron guvernatoren Kristi Noem për sekretare të re të sigurisë së brendshme

Uashington, 12 nëntor 2024 (MIA) – Presidenti i porsazgjedhur amerikan Donald Tramp, thuhet se e ka emëruar guvernatoren e Dakotës së Jugut, Kristi Noem sekretare të re të sigurisë së brendshme, informon sot Si-En-En, duke iu referuar burimeve anonime. 

Noem, për të cilën më parë konsiderohej se mund të jetë nënpresidente e Trampit, për momentin e kryen mandatin e saj të dytë katërvjeçar si guvernatore e Dakotës së Jugut pas fitores bindëse në zgjedhjet në vitin 2022. 

Ajo u bë e njohur në publikun më të gjerë amerikan pasi refuzoi të vendosë përdorimin e detyrueshëm të maskës në Karolinën e Jugut gjatë pandemisë së Kovid-19. fc/

Fotografia: Uikipedia 

QËNDRONI TË LIDHUR