• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nënpresidenti iranian Aref ftoi princin saudit të kurorës Bin Salman ta vizitojë Teheranin

Nënpresidenti iranian Aref ftoi princin saudit të kurorës Bin Salman ta vizitojë Teheranin

Teheran, 12 nëntor 2024 (MIA) - Nënpresidenti i parë i Iranit, Muhamed Reza Aref ftoi princin saudit të kurorës Mohamed bin Salman ta vizitojë Teheranin, duke thënë se rruga e re që u hap për zhvillim të marrëdhënieve ndërmjet Teheranit dhe Riadit është e "pakthyeshme", publikoi agjencia gazetareske iraniane.

Aref këtë e tha gjatë bisedës me princin saudit të kurorës në margjinat e samitit të jashtëzakonshëm të Organizatës për bashkëpunim islamik dhe Ligës Arabe.

"Nuk ka dyshim se përfitimet e këtij thellimi të marrëdhënieve do t'i përfshijnë jo vetëm Iranin dhe Arabinë Saudite, por gjithsesi, duke i marrë parasysh karakteristikat dhe ndikimin e dy vendeve të mëdha ndaj rajonit dhe botës islamike, kjo do të çojë në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal dhe solidaritetit ndërmjet popujve islamik", tha Aref.

Aref shprehu shpresë se marrëdhëniet e mira politike do të ndiqen me zgjerim në fushën e ekonomisë, kulturës, shkencës dhe teknologjisë.

Mohamed bin Salman nga ana e tij lartë i vlerësoi pozitat e nënpresidentit iranian dhe e falënderoi ministrin iranian të Punëve të Jashtme për përpjekjet e tij gjatë negociatave me homologun e tij saudit. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR