• e shtunë, 07 dhjetor 2024

Meteo alarm portokalli në Spanjë, sërish priten reshje të rrëmbyeshme të shiut

Meteo alarm portokalli në Spanjë, sërish priten reshje të rrëmbyeshme të shiut

Madrid, 12 nëntor 2024 (MIA) - Dy javë pas vërshimeve shkatërruese në Spanjën lindore, shërbimet meteorologjike i paralajmëruan qytetarët të jenë të kujdesshëm, sepse sërish priten katastrofa të mëdha me ardhjen e reshjeve të rrëmbyeshme dhe temperaturave të ulëta.

Pjesa lindore dhe jugore e Mesdheut sërish janë më të rrezikuarat, ndërsa agjencia spanjolle meteorologjike Aemet prej sot deri të enjten dha paralajmërim portokalli për disa pjesë të rajoneve Valensia, Katalonja dhe Andaluzi, si dhe për Ishujt e Balearit, lajmëroi Bi-Bi-Si.

Aemet paralajmëron për reshje të shiut dhe stuhi të cialt mund të jenë shumë të fuqishme. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR