• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidenti polak e refuzoi një fotografi të përbashkët në samitin e KB-së në Baku për shkak të Lukashenkos

Presidenti polak e refuzoi një fotografi të përbashkët në samitin e KB-së në Baku për shkak të Lukashenkos

 Baku, 12 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti polak Andzhej Duda refuzoi të jetë në fotografinë e përbashkët me liderët e tjerë në samitin e klimës COP29 që po mbahet në Baku.

 Siç raporton agjencia polake e lajmeve PAP, ai nuk donte të ishte në një fotografi të përbashkët me presidentin bjellorus Aleksandar Lukashenko.

 Për të njëjtën arsye, vitin e kaluar, Duda nuk mori pjesë në fotografimin e përbashkët me pjesëmarrësit e samitit të klimës COP28 në Dubai.

 Samiti i klimës i Kombeve të Bashkuara mbahet çdo vit, ndërsa këtë vit takimi u organizua në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, me sloganin "Në solidaritet për një botë të gjelbër".

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR