• e premte, 05 dhjetor 2025

Sibiha: Propozimi i Putinit për t'u takuar me Zelenskin në Moskë është i papranueshëm për Ukrainën

Sibiha: Propozimi i Putinit për t'u takuar me Zelenskin në Moskë është i papranueshëm për Ukrainën

 Kiev, 3 shtator 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë ukrainase Andrij Sibiha propozimin e presidentit rus për takim me homologun ukrainas në Moskë e ka vlerësuar si të papranueshëm.

 Ai theksoi se të paktën shtatë shtete, përfshirë Austrinë, Vatikanin dhe Zvicrën, si dhe tre shtete të Gjirit Persik, janë të gatshme të presin një takim të mundshëm midis Volodimir Zelenskit dhe Vladimir Putinit.

 "Këto janë propozime serioze dhe presidenti Zelenski është i gatshëm për një takim të tillë në çdo kohë. Putini megjithatë vazhdon të tall të gjithë duke bërë qëllimisht propozime të papranueshme, njoftoi Sibiha në Iks.

 Paraprakisht, Putini nga Pekini deklaroi se ishte i gatshëm të takohet me Zelenskin.

 "Jam gati të takohem me të. Por a ka kuptim të takohemi", theksoi Putini.

 Ai vendosi edhe kusht për takimin me presidentin e Ukrainës.

 "Le të vijë Zelenski në Moskë dhe do të ketë një takim. Nëse takimi është i përgatitur mirë, unë jam gati për të", tha Putini.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR