Sibiga: Rusia i shkel marrëveshjet për armëpushim, të orientuara ndaj infrastrukturës energjetike
- Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrij Sibiga mbrëmë kumtoi se e ka informuar sekretarin amerikan të shtetit, Marko Rubio për shkeljet ruse të marrëveshjes për armëpushim, konkretisht të orientuara ndaj infrastrukturës energjetike.
- Post By Besnik Shuki
- 07:46, 4 prill, 2025

Kiev, 4 prill 2025 (MIA) - Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrij Sibiga mbrëmë kumtoi se e ka informuar sekretarin amerikan të shtetit, Marko Rubio për shkeljet ruse të marrëveshjes për armëpushim, konkretisht të orientuara ndaj infrastrukturës energjetike.
"Ukraina tërësisht angazhohet për paqe dhe ndërmerr hapa konkrete, të pakushtëzuara për arritjen e saj, ndërsa Rusia vazhdon me zvarritje", ka shkruar Sibiga në rrjetin social Iks.
Ai tha se e ka informuar kolegun e tij amerikan për shkeljet e fundit ruse të armëpushimit, të lidhura me objekte energjetike.
Rusia dhe Ukraina akuzohen mes vete për mosrespektimin e marrëvehsjes për armëpushim, që është arritur me ndërmjetësim të SHBA-së.
Sibiga, po ashtu konfirmoi se Ukraina është e interesuar për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me SHBA-në në fushën e burimeve natyrore. bsh/
Foto: Arkiv