• e premte, 05 dhjetor 2025

Shumë shpejtë do të ketë masa të cilat do të jenë të sakta dhe të targetuara, tha Mickoski për inflacionin

Shumë shpejtë do të ketë masa të cilat do të jenë të sakta dhe të targetuara, tha Mickoski për inflacionin

Shkup, 7 korrik 2025 (MIA) - Qeveria do të bëjë analiza për inflacionin bazik pas çka do të dalë me masa për mbrojtjen nga çmimet e rritura të proldukteve. Masat, siç tha sot kryeministri Hristian Mickoski, do të jenë të sakta dhe të targetuara dhe do të kumtohen së shpejti.

"Nuk jemi të lumtur na kjo që po ndodhë, por duhet të bëjmë analizë të hollësishme në pjesën e inflacionit bazik sepse kam biseduart me disa profesorë të ekonomisë dhe konkludimi është se disa nga produktet të cilët e krijojnë këtë inflacion ndoshta në raportin furnitorë - markete nuk është rritur aq shzumë, se sa në inflacionin bazik dhe në pjesën e inflacionit të shërbimeve. Do të ketë masa së shpejti, të cilat dëshirojmë të jenë të sakta dhe të targetuara. Nuk dëshirojmë të jenë masa që shkaktojnë stihi", tha Mickoski në konferencën për sshtyp në Qeveri.

Siç theksoi, ajo që është vërejtur fillimisht është se kërcim të madh ka tek inflacioni i shërbimeve ku numrat janë dyshifrorë.

"Duhet të shohim cila është pjesëmarrja e inflacionit në shërbimet gjatë krijimit të inflacionit bazik. Këtu kemi këcim, numra dyshifrorë", tha Mickoski.

Thënë në mënyrë më plastike, shtoi Mickoski, nëse e shihni informatën për produktet bujqëssore prej para një jave-dy, do të vëreni se në input janë rritur parametrat për dy për qind, ndërsa në autput për 11 për qind. "Bujku ia shet produktin dikujt i cili atë produkt e sjellë në market dhe nëse ai e shet për 11 për qind me çmim më të lartë, atëherë është e qartë se për çka po flas", tha Mickoski.

Enti shtetëror për statistika sot doli me informatë se në qershor shpenzimet për jetë janë rritur për 4,5 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 3,7 për qind në nivel vjetor. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR