• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shukova: Kemi katër plane për ndryshimet klimatike me skenarë klimatik dhe ndikimet e tyre ndaj sektorëve

Shukova: Kemi katër plane për ndryshimet klimatike me skenarë klimatik dhe ndikimet e tyre ndaj sektorëve

Shkup, 30 janar 2023 (MIA) - Adaptimi ndaj ndryshimeve kliamtike do të thotë ndërmarrje e aksionit për planifikim dhe adaptim të ndikimeve të tanishme dhe të pritura të ndryshimeve klimatike. Si shtet kemi përpunuar katër plane/komunikime nacionale për ndryshimet klimatike në të cilat hollësisht janë analizuar skenarët klimatik dhe ndikimet e tyre ndaj sektorëve më të prekur, me masa të propozuara për zbutje të ndikimeve në të gjithë sektorët.

Këtë e theksoi ministrja e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, duke folur në konferencën prëfundimtare të projektit "Rritja e rezistencës ndaj ndryshimeve klimatike në nivel lokal", në organizim të Qendrës për ndryhime kliamtike.

"Njëherit, Ministria e përgatiti Propozim Ligjin për aksion kliamtik, cili disa herë ishte lëndë e debatit publik gjatë vitit 2023, ndërsa krahas miratimit të kornizës juridike, na paraprin bashkëpunim afatgjatë mes institucioneve nacionale dhe posaçërisht lokale në pjesën e zbatimit të masave për adaptim, sektorit akademik, si dhe bashkëpunim ndërmjet sektorëve", theksoi Shukova, duke shtuar se në nivel nacional, si vend i vogël, fragil ndaj ndryshimeve klimatike, do të ndërmarrim përpjekje të veçanta në miratimin e Planit të shumëpritur nacional për adaptim, për zbatimine ardhshëm të të cilit do të nevojitet ndihmë shtesë financiare dhe tkenike nga komunittei i donatorëve.

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov, tha se rreziqet lidhur me fatkeqësitë natyrore dhe ndikimet e krizave nga proceset e ndryshimeve kliamtike, për fat të keq janë trend rritjeje, gjithnjë e më tepër po ndodhin dhe shkaktojnë dëme dhe pasoja për mjedisin jetësor, të mirave materiale të shtetit, dhe jo rrallë janë shkak edhe për pasoja për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR