• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shukova: Është evidente se pas zjarrit në Falishtë të Tetovës do të ketë ndotje të ajrit, por në vend nuk ka metodë të akredituar për matjen e materieve të avullueshme organike

Shukova: Është evidente se pas zjarrit në Falishtë të Tetovës do të ketë ndotje të ajrit, por në vend nuk ka metodë të akredituar për matjen e materieve të avullueshme organike

Shkup, 23 nëntor 2023 (MIA)  -  Sistemi monitorues automatik i shtetit mat materie joorganike të avullueshme dhe nuk mat materie të avullueshme organike, theksoi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, e cila sot ka dhënë përgjigje pse pas zjarrit në një depo me bojëra dhe llaqe në fshatin Falishë të Tetovës, nuk është kryer matja e ndotjes së ajrit. 

 

Për momentin priten rezultatet e analizuave të Institutit për Shëndet Publik për Ujërat dhe Tokat në këtë rajon. Theksoi se në vend për momentin edhe nuk ka metoda të akredituara, që mund të matë avullimin e ndotësve organikë në ajër. 

Gjatë ditës së djeshme janë konsultuar të gjitha laboratoritë, mes të cilave edhe ato privatë. 

"Megjithatë në terren kanë dalë Qendra për Menaxhim me Kriza, Instituti për Shëndet Publik dhe Inspektorati Shtetëror për Mjedis të Jetesës, edhe pse në kuadër të kompetencave të mjedisit jetësor ky rast nuk është në kompetencën tonë, as në kompetencë të inspektoratit, megjithatë gjithsesi për shkak të shëndetit të qytetarëve kanë dalë të kryejnë inspektim dhe të shohin, nëse disi munden të ndihmojnë më konkretisht", thotë Shukova.  

 

Ajo shtoi se kompani të tilla, në të cilat dje digjeshin bojëra dhe llaqe, nuk hyjnë në sistemin e lejeve të integruara A dhe B, por i nënshtrohen kontrollit në bazë të elaboratit të dorëzuar, i cili duhet të miratohet nga komuna.

 Theksoi se pas zjarrit në depon me bojëra dhe llaqe në Falishë të Tetovës, është evidente se do të ketë ndotje të ajrit, por siç thotë, fatkeqësisht nuk mund të matet, sepse bëhet fjalë  për materie organike.

 Gjatë ditës së djeshme, institucionet në vend pikërisht për këtë kanë dhënë edhe rekomandime që qytetarët të mos dalin nga shtëpitë e tyre, të mbyllen dyert dhe dritaret e objekteve të tyre, sepse ndikimi nuk do të jetë vetëm afër depos, por edhe disa qindra metra nga ajo.

 "Rekomandim për qytetarët është të kenë kujdes këto ditë, ndërsa institucionet kompetentë atë që mund ta  bëjnë është ta evidentojnë, gjithsesi do ta informojnë opinionin", thotë Shukova.

 

 

E pyetur pse në vend nuk ka metodë të akredituar për matjen e materieve të avullueshme organike, Shukova me përgjigje se me diraktivat është paraparë të maten 2.5 më pas 10.5 grimcat PM më pas Co, CO, ndërsa në të njëjtën kohë nuk maten edhe në botë. 

 Ministrja Shukova theksoi se atë që e ka parë nëpër video materiale nga zjarri do të ketë ndotje të ajrit, si dhe të ujërave dhe tokës, sepse thotë, ato grimca gjithsesi do të lëshohen në sipërfaqe. 

 Ajo paralajmëroi se do të bëhen analiza të tokës dhe ujit, me qëllim që të shihet me çfarë do të ndoten, por siç thotë për disa ditë do të lëshohen. 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR